Analistët: Pas raportimit të Escobar do të dihet qëndrimi i Uashingtonit

Autori: Gazeta inFokus
13:47 | 09 June 2023
Emisari i posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të raportojë sot në Shtëpinë e Bardhë, nëse ka pasur ose jo sukses vizita e tij gjatë kësaj jave në Kosovë e Serbi. Njohësit e rrethanave politike në vend thonë se raporti do të përfshijë kryesisht deklaratat e bëra publike tashmë nga vetë Escobar.
Askush nuk mund të thotë me saktësi se çfarë do të jetë qëndrimi i Uashingtonit për Kosovën.
Megjithatë njohës të rrethanave politike në vend thonë se në të ardhmen Kosovës mund t’i vihen sanksione të tjera.
Të paktën kështu konsideron profesori i shkencave politike, Nexhmedin Spahiu.
“Sigurisht që mund të priten sanksione për të cilat ata Uashingtoni) vendosin. Se çfarë do të vendosin tani, është e vështirë m’u parapa por mbetet të shihet”, tha ai.
Qëndrimi i Uashingtonit për Kosovën do të jetë i njëjtë me deklaratat e bëra publike nga emisari Gabriel Escobar.
Kështu thotë njohësi i rrethanave politike, Flamur Hyseni.
Më tej, ai thotë se qytetarët duhet të kuptojnë se Escobar nuk është në Kosovë në mënyrë private, ai në vazhdimësi paraqet kërkesat e SHBA-së.
“Duhet kuptuar që Eskobar nuk është aty në mënyrë private, nuk është përfaqësues i shoqërisë civile, ai është përfaqësues i një shteti në këtë rast SHBA-së i cili e ka dërguar për të lehtësuar procesin e dialogut. Ai (Escobar) do të bëjë një raport dhe mbetet të shihet nëse ai raport ka qenë në përputhshmëri me detyrat dhe përgjegjësitë që i ka”, tha Hyseni.
Ndryshe në Prishtinë një pjesë e opinionistëve kanë kritikuar mënyrën se si Escobar i është qasur Kosovës, kurse një pjesë tjetër i kanë rekomanduar qeverisë që të ndryshojë kursin e veprimit./RTK

Të tjera
-
Kelmendi: Pse Albin Kurti e lavdëroi sot Vuçiqin?!
Gazetari Adriatik Kelmendi ka komentuar deklaratën e Kurtit se vetëm në Kosov...
-
Kupchan: Mendoj se është vetëm çështje kohe kur Kosova do të jetë në NATO
Charles Kupchan, ish-këshilltari i Barack Obamës, ka thënë se është çështje k...
-
Cakolli i KDI ia gjen Kurtit edhe 18 shtete të tjera ku partia e parë ka fituar më shumë se e dyta dhe e treta bashkë
Eugen Cakolli i KDI-së ka shkruar në profilin e tij në “facebook”, duke tregu...
-
“Koha ka mbaruar, fitorja do të jetë e jona”, vazhdojnë protestat masive të studentëve në Serbi – policia përdor gaz lotsjellës
Protesta “Shihemi në Vidovdan”, e thirrur nga lëvizja studentore, filloi sot ...
-
Hapet “Tuneli i Kurrizit”, i transformuar krejtësisht
Tuneli i Kurrizit është hapur të shtunën pas disa muajsh punime për transform...
-
Përfshihet nga fla*kët një shtëpi në Lupç të Podujevës, s’dihet për të lënduar
Një shtëpi është përfshirë nga flakët në fshatin Lupç të Podujevës. Nuk di...
-
Ish-këshilltari i sigurisë së Trump: Marrëveshja Kosovë-Serbi nuk mund të imponohet nga jashtë
Edhe pse Ballkani në sytë e ish-këshilltarit të sigurisë së presidentit Donal...
-
Arrestohet 38-vjeçari nga Kosova në Ulqin, dyshohet se shkaktoi një zja*rr pasi e gjuajti cigaren
Një 38-vjeçar nga Kosova është arrestuar nga policia e Malit të Zi, si i dysh...
-
Fëmijë i braktisur në veturë në 43°C – policët thyejnë xhamin për ta shpëtuar
Një foshnjë u shpëtua nga një situatë potencialisht fatale në qytetin Corona ...
-
Bajrami: Propozimet e Kurtit janë shkelje flagrante kushtetuese
Shefja e GP Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas takimit të...
-
Aksident mes gjashtë veturave në Tiranë, lëndohen dy policë e një qytetar
Gjashtë vetura janë përfshirë në një aksident në Tiranë. Si pasojë e aksid...
-
Çmimi i naftës në botë drejt rënies më të madhe në dy vjet
Çmimet e naftës u rritën të premten, megjithatë projeksionet po tregojnë se d...