Lajme

Analistët: Partitë politike do t’i shkelin ‘vijat e kuqe’ për koalicione, s’kanë parime

Autori: Gazeta inFokus 13:20 | 12 May 2017

Tashmë partitë politike kanë filluar fushatën për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 11 qershor. Por, shumica e partive kanë vënë ‘vijat e kuqe’ për koalicion pas-zgjedhor.

Dy partitë opozitare, të cilat këto zgjedhje do të jenë me një listë zgjedhore Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën kanë vënë ‘vija të kuqe’ për PDK-në dhe LDK-në.

Por edhe dy ish partnerët në koalicion, PDK-LDK kanë përjashtuar njëra-tjetrën për koalicion pas zgjedhor.

-Advertisement-

Analistët vendor në një prononcim për Telegrafin thonë se partitë politike do t’i shkelin këto ‘vija të kuqe’,  ashtu siç kanë bërë edhe në zgjedhjet e kaluara.

Ramush Tahiri, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se në Kosovë nuk ka parime por veç interesa pragmatike.

Sipas tij, qëllimi i këtyre partive është ardhja në pushtet dhe shfrytëzimi i benefiteve që sjell pushteti.

“Normalisht se do t’i shkelin si kanë bërë gjithmonë deri tash. Në Kosovë politika nuk ka parime, por veç interesa pragmatike dhe klientelizëm partiak e grupore,ndarje e pasurisë buxhetore, tenderëve etj. Qëllimi është ardhja në pushtet dhe shfrytëzimi i benefiteve që sjell pushteti”, ka thënë Tahiri.

Edhe analisti Imer Mushkolaj,u shpreh se përvojat nga e kaluara tregojnë se në përgjithësi partitë politike i shkelin “vijat e kuqe”.

“Nuk ka arsye të mendohet se kështu nuk do të ndodh në këto zgjedhje, respektivisht pas zgjedhjeve. Shumë e rëndësishme do të ishte që partitë politike të mos bëjë koalicion as parazgjedhor e as pas zgjedhor me PDK-në. PDK duhet të mbetet në opozitë, në mënyrë që gjërat të fillojnë së ndryshuari. Me PDK-në në pushtet kapja e shtetit do të vazhdojë”, theksoi Mushkolaj për Telegrafin. /Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera