Lajme

Analistët nuk presin qe VV e LDK të merren vesh brenda 10 dite

Autori: Gazeta inFokus 08:15 | 11 August 2017

Behgjet Pacolli dhe tre deputetë të partisë së tij, AKR-së, të enjten kanë qenë bashkë me kolegët e tyre të koalicionit LAA, e edhe me deputetët e LVV-së në vazhdimin e seancës konstitutive të Kuvendit, e cila është duke u bojkotuar nga fituesi relativ i zgjedhjeve, koalicioni PAN.

Por Pacolli dhe partia e tij tashmë po shihen si partnerë të PAN-it, shkruan sot Koha Ditore.

Si justifikim për të ndërruar kampin politik është duke u konsideruar ultimatumi i kreut të AKR-së, nëpërmjet të cilit ka kërkuar nga LVV-ja dhe partia kryesore e koalicionit LAA, LDK-ja, që brenda dhjetë ditësh t’ia dëshmojnë se e kanë marrëveshjen mes vete dhe e kanë siguruar shumicën për ta formuar Qeverinë.

-Advertisement-

Imer Mushkolaj është analist politik dhe nuk sheh mundësi që brenda afatit kohor prej dhjetë ditësh, siç kërkohet me ultimatum, të mundë të përmbushet kërkesa e Pacollit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera