Lajme

Analistët nisin kritikat: Bashën e presin ditë të vështira

Autori: Gazeta inFokus 08:37 | 26 June 2017

Humbja e zgjedhjeve, sidomos rezultati i dobët në disa bastione të PD, si në Shkodër, do e vendosin Lulzim Bashën në qendër të kritikave.

Një ditë më parë, Basha bëri vetëm një dalje publike përveç votimit.

Por analistët kanë nisur që mbrëmë ta vendosin atë në syrin e kritikave.

-Advertisement-

 Armand Shkullaku dhe Blendi Fevziu, të ftuar në ABC News nga gazetari Endri Xhafo, janë shfaqur të habitur dhe jo entuziastë me heshtjen e Partisë Demokratike dhe Bashës.

Shkullaku ka thënë se dikur edhe në ballkon po të dilte Berisha te selia e vjetër e PD, fillonin brohoritjet.

Të dy gazetarët e kanë parë me sy kritik heshtjen e Bashës duke kujtuar kohë kur ‘piheshin kafe dhe ndaheshin sanduiçë me gazetarët’.

Kurse Mustafa Nano i ftuar në Top Channel në maratonën elekorale të Sokol Ballës, ka ndarë një pikëpamje krejt të ndryshme, duke e quajtur perëndimor kryetarin e PD.

“E përgëzoj për qëndrimin perëndimor”, ka thënë Nano për Bashën.

Në rrjetet sociale spekulohet se Basha duhej të ishte më i ashpër, për shkak se gjatë ditës së djeshme u dëgjuan vetëm LSI dhe PS, të cilat po ziheshin në fakt për incidente zgjedhore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera