Analistët në Serbi mendojnë se njohja ‘de facto’ e Kosovës ka ndodhur

Autori: Gazeta inFokus
20:52 | 11 November 2023
Në Serbi, shumica e serbëve mendojnë se Kosova është e humbur, por 60 për qind të tyre janë kundër njohjes së pavarësisë. Megjithatë, derisa nuk pritet të ketë njohje zyrtare, me njohjen e elementeve të shtetësisë si pasaportat apo letërnjoftimet, analistët deklarojnë se Serbia faktikisht duhet të merret me problemet e jetës së përditshme.
Lidhur me kërkesën e Perëndimit që Serbia ta njohë de facto Kosovën dhe refuzimin e Beogradit zyrtar, ekspertët thonë se kur është fjala për pranimin e ekzistencës së Kosovës, Serbia ka bërë shumë në mënyrë konkrete.
“Kemi një situatë ku shumica në Serbi beson se Kosova është e humbur, por mbi 60 për qind janë kundër çdo njohjeje të pavarësisë së Kosovës. Prandaj, një njohje zyrtare nuk do të ndodhë gjatë jetëve tona. Megjithatë, Serbia ka bërë shumë, ka njohur pasaportat, letërnjoftimet, kështu që i njeh veçoritë e shtetësisë së Kosovës dhe mendoj se ky është maksimumi që mund të presin autoritetet në Prishtinë nga kjo qeveri nacionaliste dhe ndoshta ndonjë tjetër, madje pak më liberale”, ka theksuar Naim Leo Beshiri nga Instituti për Çështjet Evropiane në Beograd.
Atmosfera në Serbi në lidhje me Kosovën më së shpeshti ndikohet nga çështja e njohjes së mundshme, ndërsa benifitet e normalizimit po mbesin në prapavijë. Ekspertët mendojnë se është e nevojshme rikthimi i jetës së përditshme.
“Kemi një atmosferë shumë të vështirë si për serbët në Kosovë, ashtu edhe për vetë shqiptarët. Është një atmosferë e rëndë që ua bën jetën të mjerë dhe i pengon të kthehen në përparim, zhvillim, kërkim të zgjidhjeve të mira për jetën e përditshme, kjo kërkon energji dhe Kosova në fakt mbahet në një lloj geto, që nuk është e mirë, asgjë e mirë nuk mund të dalë prej saj”, ka theksuar Jellica Miniq nga Lëvizja Evropiane në Serbi.
E përderisa palët janë të ftuara të vazhdojnë dialogun, një pjesë e opinionit në Beograd vlerëson se mungon vizion politik për pajtimin, sepse sa herë rriten tensionet gjithçka që është rënë dakord ndërpritet dhe shkon mbrapsht, ndërsa njerëzit jetojnë në dilemën nëse do të humbasin edhe një vit. /RTK

Të tjera
-
Vjen reagimi i Faton Pecit pasi u intervistua dje nga Prokuroria Speciale
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ...
-
Lidhja e Bizneseve kërkon pezullim një-vjeçar të vendimit të ZRRE-së, për kalimin në treg të lirë
Lidhja e Bizneseve të Kosovës ka shprehur shqetësim të thellë mbi vendimin e ...
-
Rama e takon garuesen e parë shqiptare në Formula, ia dhuron hyjneshën e Prishtinës
Kryetari i Prishtinës Përparim Rama, ka pritur sot në një takim Maltina Jasha...
-
“Po dal pak me një shoqe”, gjendet e vde*kur një 14-vjeçare, në Itali
Martina Carbonaro, një vajzë 14-vjeçare nga Afragola në Itali, u gjet e vdeku...
-
Dy vëllezërit Vllasaliu dënohen me burgim të përjetshëm për vras*jen e biznesmenit Bedri Rexhepi
Jeton dhe Nexhat Vllasaliu, të akuzuar për rastin e vrasjes së biznesmenit ng...
-
Ukraina lëshon gati 300 dronë drejt Rusisë gjatë natës
Ukraina kishte lëshuar më shumë se 100 dronë drejt Rusisë gjatë natës, por mi...
-
Baraliu: Situata në Kuvend e papranueshme dhe për keqardhje
“Lojë imagjinare, e padefinuar, të synuar për të blerë kohë për shkak të pamu...
-
Tri akuza për çiftin Meta: Pastrim parash, korrupsion dhe fshehje të ardhurash
Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi janë zyrtarisht të pandehur. SPAK ka deklar...
-
Fajon: Nuk duhet ta lëmë mënjanë Ballkanin Perëndimor, zgjerimi është domosdoshmëri
Ministrja e Jashtme sllovene Tanja Fajon tha të martën se zgjerimi i Bashkimi...
-
Hetimet për fabrikën shtazore dhe intervistimi për rreth 4 orë i Faton Pecit – çfarë dihet deri më tani
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, të martën është intervistuar për...
-
Nga sot, vetëm një kontroll edhe në pikën kufitare Glloboqicë – Jazhincë
Sot, më 28 maj, do të përurohet sistemi One Stop Shop në Jazhnicë të Maqedoni...
-
“FSK me aleatët e saj do t’i mbrojë kufijtë”, Maqedonci: 70 për qind e kapaciteteve ushtarake të ushtrisë serbe pranë kufirit të Kosovës
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i është përgjigjur kërcën...