Lajme

Analist Salihu: Vajtimi fminor “20 vjet e kane skatlu” nuk vlen aspak për energjinë elektrike

Autori: Gazeta inFokus 21:16 | 24 December 2021

Analisti politik, Fitim Salihu ka kritikuar Qeverinë Kurti për gjendjen në të cilën po ballafaqohet Kosova me krizën energjetike.

Salihu ka thënë se ky vajtimi fëmijëror i Qeverisë “20 vjet e kanë skatlu” nuk vlen fare për energjinë elektrike sepse sipas tij Kosova nuk ka pasur reduktime që prej vitit 2008.

“Edhe argumenti “ata e kane plivatizu” eshte kot, ndonese vete kam qene kunder atij lloj privatizimi. KEDS-i u privatizu para 10 vjeteve, por rryma nuk u ndal ne keto 10 vjet. U ndal vetem sivjet. Vetem me juve ne pushtet. Terrin e sollet ju, nuk e gjetet ne mesin tone”, shtoi ndër të tjera Salihu.

-Advertisement-

Postimi i plotë:

Ky vajtimi fminor “20 vjet e kane skatlu” nuk vlen hiç aspak per energjine elektrike. Kosova nuk ka pas reduktime prej vitit 2008. Reduktimet erdhen me ju. Terrin e sollet ju, nuk e gjetet ne mesin tone.

Edhe argumenti “ata e kane plivatizu” eshte kot, ndonese vete kam qene kunder atij lloj privatizimi. KEDS-i u privatizu para 10 vjeteve, por rryma nuk u ndal ne keto 10 vjet. U ndal vetem sivjet. Vetem me juve ne pushtet. Terrin e sollet ju, nuk e gjetet ne mesin tone.

Kap punoni najsen se u mytet tu kukat. Boze jeni bo me keto 20 vjet. Paramendo me pas marre pushtetin ju ne vitin 2000 – Kosova e kallte prej luftes, pa institucione, pa shtet, pa ambasada, pa njohje, pa kurrgja hiç. Pasni pas me vajtu ma zi se Fifi ne Big Brother. Kapni more punoni e mos u boni vajtojca. Qeveri e territ dhe e kukamave.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera