Lajme

Analist Islami: Jo veç duart, LDK i çoi edhe këmbët përpjetë

Autori: Gazeta inFokus 17:17 | 30 March 2021

Analisti i mirënjohur politik i kthyer për pak kohë në politikan [si kandidat për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit], Dardan Islami, ka komentuar vendimin e LDK-së për t’i bërë kuorumin kundërshtares më të madhe të saj, Vjosa Osmanit.

Dardan Islami me satirë komenton se “LDK jo veç duart, por edhe këmbët i çoi përpjetë!?”

Islami ka qenë avokues që Ramush Haradinaj të bëhej president i vendit, duke e cilësuar znj. Osmani si të ndikueshme dhe rrezik për sigurinë e vendit, përcjell Periskopi.

-Advertisement-

LDK më herët komunikoi vendimin e kryesisë së partisë që deputetët e saj të qëndronin në sallën e Kuvendit për t’i mundësuar kuorumin znj.Osmani.

Nuk dihet se çfarë garancie i ka ofruar Osmani, kryetarit të LDK-së Abdixhikut se do të ishte apartiake në pozitën e presidentes së vendit.

Statusi i plotë dhe i paredaktuar i z. Islami:

LDK jo veq durt, po edhe kamt i qun perpjete!?

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera