Rozë

Ana Kabashi: Vajza nuk vishet ose zhvishet për me abuzu, nëse ndihesh i provokuar, atëherë ti je problemi!

Autori: Gazeta inFokus 17:17 | 05 June 2020

Ditën e djeshme u mbajt protesta “Për fëmijërinë e vjedhur”, ku u mblodhen shumë qytetarë nëpër rrugët e Tiranës, shkruan GazetaBlic.

Për këtë tani ka reaguar edhe këngëtarja Ana Kabashi e cila ka shkruar se këto raste të abuzimit të vajzave të reja kanë ekzistuar gjithmonë.

Ajo ka shkruar se është mentaliteti ai i cili ka bërë që raste të tilla mos të fliten, ndërsa ka vazhduar duke thënë se nëse tjetri ndjehet i provokuar nuk është i vajzave.

-Advertisement-

“Kto raste gjithmone kan egzistu fatkeqesisht🥺, por nuk jane fol nga mentaliteti i ulet qe e kemi, se cka thot kojshia, e cka mendon policia, a te besojne, a te kercnojne e shume e shume arsye tjera qe nje femer nuk flet per abuzimet qe i bohen gjate jetes se perditshme. Kom degju me vesht e mi hajt se vet e ka lyp, hajt se je vesh me fustan ke provoku, hajt se ta ka kojt🤔 Femra nuk veshet e as nuk deshet per me e dhunu ose me abuzu, femra nuk kerkon ne asnje menyre te abuzohet !!!! Nese ti je ndi i provokuar ateher ti je problemi jo une!! Ti je psikopati jo une!!! Ti je perdhunuesi!!! Msohuni me i rrespektu femrat, pa marr parasysh kush eshte, ti nuk ke te drejte te veprosh ndaj saj veq pse ti mundesh!! jepjuni perparsi ktyre rasteve ma shume qe mos tken frike me fol! Zoti ju rujt “, ka shkruar Ana Kabashi.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera