Rozë

Ana Kabashi me menaxhment të ri, këngëtarja atraktive sjell së shpejti projektet e reja (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 13:15 | 28 Dhjetor 2017

Këngëtarja Ana Kabashi është shumë e pëlqyer për stilin e saj dhe të kënduarit live.

E njëjta numëron me mijëra ndjekës në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me ta imazhe të ndryshme nga jeta e saj.

-Advertisement-

Së fundmi, Kabashi është marrë nën menaxhim nga Ceni Kamberi, i cili do të kujdeset tash e tutje për projektet dhe koncertet më të reja të saj.

Ana për Telegrafin zbuloi se më datë 1 janar do të sjellë projektin e saj më të ri në bashkëpunim me Altin Sallakun.

“Më 1 janar vjen bashkëpunimi im i ri me Artin, gjersa deri në qershor premtoj se do të sjell edhe tri projekte tjera. Si dhe jamë shumë e kënaqur me menaxhimin e stafit të ri”, tha Ana për Telegrafin.

Ndryshe, ajo shquhet edhe për pozat provokative që publikon në rrjetet sociale, me ç’rast arrin të jetë shumë e pëlqyer dhe e komentuar nga ndjekësit.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy