Rozë

Ana e “Për’puthen” i bashkohet “It’s my love”

Autori: Gazeta inFokus 15:24 | 29 March 2021

Prej disa kohësh në Kosovë ka nisur një emision i ngjashëm me formatin e “Përputhen”, i quajtur “It’s my love”, i cili në fakt në rrjet është cilësuar si versioni “low cost” i programit origjinal.

Drejtuesi i këtij emisioni, Kika, i njohur në Shqipëri si ish-konkurent në “Big Brother” ka dhënë një intervistë së fundmi për Express Rozë, ku ndër të tjera ka zbuluar se do të ketë konkurentë të “Përputhen” që do t’i bashkohen versionit kosovar.

-Advertisement-

Sipas tij do të jetë Ana, një nga konkurentet më të njohura të “Përputhen”, e cila tashmë nuk është pjesë e programit dhe që u largua me shumë zhurmë, e cila do t’i bashkohet së shpejti “It’s my love”.

Po ashtu ai tha se Ana nuk do të jetë e vetmja, pasi do të ketë edhe të tjerë ish-pjesëmarrës të emisionit të Top Channel që do të shkojnë në programin e tij “dating”./Blic/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera