Sport

Amir Rrahmani zbulon arsyen pse luajti me nervozizëm ndaj Gjeorgjisë

Autori: Gazeta inFokus 23:20 | 12 October 2021

Kapiteni i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, ka folur pas humbjes nga Gjeorgjia me rezultat 2-1 të martën mbrëma në Prishtinë, shkruan Gazeta inFokus.

Rrahmani pas ndeshjes ka thënë se ka luajtur me nervozizëm për shkak se kishin hyrë për fitore.

“Për shkak që jemi fut për fitore, isha me nerva, nuk e kemi dhënë maksimumin, normal që është nervoz, mundohesh mos me shpreh, por brenda të dhemb”, tha Rrahmani.

-Advertisement-

Me pas ai foli edhe për ndeshjen ndaj Greqisë.

“Duhet me u mundu me marr rezultat pozitive në ndeshjen e fundit në Greqi, nuk ka më arsye për rezultate negative” – përfundoi Rrahmani.

Ndeshjen e radhës dhe të fundit në këtë cikël kualifikues Kosova e luan në muajin nëntor në udhëtim te Greqia./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera