Lajme

“Amfiteatër”- emisioni i prodhuar nga FaktePlus së shpejti në RTK

Autori: Gazeta inFokus 13:58 | 01 June 2020

Një emision që merret veç me fushën e arsimit dhe që është titulluar “Amfiteatër” së shpejti do t’i bashkohet skemës programore në Radio Televizionin e Kosovës. Ky emision i prodhuar nga Agjencia e Lajmeve FaktePlus do të transmetohet çdo të mërkurë nga ora 22:00.“Amfiteatri”, si emision vjen në ekran me një format të veçantë, duke sjellë përmbajtje informative – hulumtuese, e ku do të shqyrtohen çështje të ndryshme, e mandej edhe debatohen nga ekspertët e fushës së arsimit në Kosovë.

Si emision i profilizuar vetëm për sferën e arsimit, në të do të mbulohet gjithçka nga kjo fushë, që nga arsimi parafillor e deri në atë pasuniversitar.

Do të ketë storie e debate për kopshte e çerdhe, shkolla fillore e të mesme, si dhe kolegje e universitete (publike dhe private).

-Advertisement-

“Amfiteatri”, është emision javor, që zgjat 40 minuta dhe ekipet e FaktePlus, do të sjellin nga tereni gjithçka që e mbulon këtë fushë.

Ky emision do të sjellë për publikun histori, aktualitet dhe tematika të ditës, investigime, rrëfime nga njerëz të zakonshëm dhe punonjës të fushës.

E për shumicën e rasteve që do të trajtohen, nuk do të mungojnë opinionet e ekspertëve të fushës së me diskutim edhe në studio.

“Amfiteatri” i prodhuar nga Agjencia e Lajmeve FaktePlus do të nis transmetimin më 3 qershor (e mërkurë) nga ora 22:00 në RTK.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera