Amerikën që e duan “larg by*ës së tyre
Autori: Gazeta inFokus 20:40 | 23 December 2017
Shkruan: Mero Baze
Ka një situatë të papërgjegjshme në raport me interesat e SHBA në Shqipëri dhe Kosovë, që po tentojnë të hidhen në erë nga politikanë sharlatanë dhe një situatë tjetër të SHBA me botën, ku të njëtën politikanë sharlatanë po tentojnë të bëjnë vendin qesharak. Sali Berisha me enturazhin e vet në Shqipëri dhe Hashim Thaci me Ramush Haradinaj në Kosovë, kanë dal publikisht hapur kundër asaj që vet SHBA e ka konsideruar interes strategjik të SHBA në Shqipëri dhe Kosovë.
SHBA e kanë konsideruar “Reformën në Drejtësi” në Shqipëri interes strategjik të SHBA dhe në momentin kur opozita e Sali Berishës e Ilir Metës, tentoi ta refuzonte votimin ata njoftuan aplikimin e instrumentave të ndëshkimit për deputetët që do të refuzonin votimin, një praktikë e njohur prej tyre ndaj politikaneve që i bien ndesh interesave të SHBA, në një vend të caktuar.
Seanca e fundit u përsërit me Prokurorin e Përkohshëm, por shumica I kishte votat dhe nuk kishte krizë. Në retorikën e tyre kundër SHBA, që nga Sali Berisha e deri tek Monika Kryemadhi, ata për nevojën që SHBA të mos sillet si guvernante” në Shqipëri, që vendi ynë ti zgjidh vet punët e veta, që SHBA të mos ndërhyj në këto çështje etj. Më tej kanë bërë cop ambasadorin e SHBA e BE që kanë rekomanduar, votimin e Prokurorit. Në Kosovë e njëjta situatë. Kosova një shtet I çliruar dhe ndërtuar nga SHBA, ka interes strategjik krijimin e Gjykatës speciale, si standart besueshmërie për Perëndimin, që aty po ndërtohet një shoqëri e drejt, një shtet ligjor dhe një vend I lirë. Natyrisht që Gjykata do hap plagë të reja mes atyre që do të jenë subjekte të saj, por ai është çmimi I lirisë që duhet paguar për shtetin e Kosovës.
Nën ndikimi e qartë të Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinaj, 43 deputetë nga ata të krahut të luftës, tentuan të nisin procedurat për shfuqizmin e ligjit të Gjykatës speciale, dhe detyruan ambasadorin e SHBA në Kosovë, ta quaj thikë pas shpine për SHBA votimin kundër Gjykatës. Ambasadorët e tjerë të Perëndimit paralajmëronin thuajse fundin e shtetit të Kosovës.
Në mënyrë dramatike, ata njerëz që vite më parë thoshin se ishin gati të vdisnin për lirinë e Kosovës, dje ishin gati të vdisnin Kosovën, për lirinë e tyre. Por në mënyrë paradoksale, të njëjtët lider, në Kosovë dhe Shqipëri, u shprehën njëzëri se vota e Shqipërisë, e cila ishte njësoj si vota e gjithë vendeve të BE e NATO që nuk ishte në anën e SHBA për Jeruzalemin, ishte tradhëti e madhe ndaj SHBA.
Kjo është jo vetëm hipokrizi, por dhe mentalitet I rrezikshëm banditi, që e llogarit SHBA si një cub, që i duhet dal në krah në luftrat e saj në botë me kusht që ajo të mos u përzihet në punët e veta në katundin e tyre.
Shqiptarët I janë mirënjohës SHBA dhe duhet të jenë në aleancë historike me të në trojet shqiptare, për atë që ajo ka bërë për lirinë e Kosovës dhe demokracinë në Shqipëri. Mbështetja shqiptare për SHBA tregohet në Shqipëri dhe Kosovë në ngërçet e tyre për të ecur në rrugën e një shteti ligjor, pro perëndimor dhe me një kohezion të plot me frymën amerikane të lirisë.
Asgjë nuk e bën më antiperëndimore Shqipërinë dhe Kosovën se refuzimi I disa politikanëve shqiptarë, për të mbështetur investimin amerikan dhe evropian për reformën në drejtësi dhe Gjykatën speciale në Kosovë. Sali Berisha , Ilir Meta dhe Luzlim Basha janë gati të shpallin pavarësinë e Shqipërisë nga SHBA dhe nxjerrjen jashtë të ambasadorit Donald Lu, për by*ën e tyre nga frika e reformës në drjetësi dhe nga ana tjetër, në mënyrë qesharake, bëjnë sikur janë gati të vishen ushtarë e të shkojnë Jeruzalem për ti qëndruar në krahë, ku nuk është nevoja.
Shqipëria nuk ka asnjë peshë në politikën botërore përveç politikës së saj të brendëshme. Ne bëhemi të njohur në botë vetëm kur shpërthejmë ndonjë luftë brenda vendit dhe bëhemi problem për botën. Ne nuk jemi vendi që zgjdihim probleme, por vendi që krijojmë probleme. Votimi për Jeruzalemin, është votim shtetëror dhe jo politik, që respekton historinë e raporteve të Shqipërisë me OKB, BE, dhe NATO, të cilat kanë votuar si Shqipëria.
Asgjë nuk e bën armiqësore Shqipërinë me SHBA në këtë votim, përveç emocioneve të numurave, që ishin shumë pak në anën e SHBA. Në dosjen SHBA Shqipëri nuk egziston ndonjë çështje e quajtur Jeruzalem, por një çështje e quajtur “Reformë në drejtësi” dhe aty ka plot njerëz të shënuar me vizë të kuqe.
Po ashtu qesharak u bë në Kosovë, Hashim Thaçi, I cili u betua se do ishte edhe I vetëm, pro Jeruzalemit me SHBA. Dukej sikur kishte të drejtë, pasi Kosova është shtet I ri dhe e ka jetën prej SHBA, por një ditë më pas I dha fund farsës, duke çuar deri në shkatërrim total të raporteve SHBA Kosovë, duke nisur shfuqizimin e ligjit për Gjyaktën speciale, që është I gjithi investim amerikan në Kosovë. Për të qenë me I ndershëm është më mire të mbaj SHBA në Kosovë, se sa ta zboj atë, siç po bën, me Gjykatën speciale. Se SHBA duhet trajtuar si mike e madhe për hallet që ajo ka në Shqipëri me ne, dhe jo për hallet e SHBA në botë, se ato I zgjidh vet.
Berisha Meta, Thaçi e Haradinaj, po përpiqen të zbojnë SHBA nga Shqipëria e Kosova për by*ën e tyre, dhe po përpiqen të na mbushin mendjen se janë gati të shkojnë të vriten për të Jeruzalem.
Qetësohuni!
Këtu e keni SHBA nëse doni “të vdisni për të”. Këtu I kini ambasdorët e saj që i mallkoni nga mëngjesi në dark. Në publik I keni deklaratat kundër tyre. Zgjidhni hallet e SHBA në Shqipëri dhe do ta lehtësoni atë,të ketë më shumë kohë të zgjidh hallet e saj në botë. Halle të krijuar nga politikanë si ju.
Të tjera
-
Të paktën 5 të vrarë nga sulmet izraelite në jug të Libanit dhe Bejrut
Forcat izraelite sulmuan Libanin jugor dhe zonat në periferi të Bejrutit të p...
-
Dy vite burgim ndaj të akuzuarit se shkaktoi aksidentin ku pas disa ditësh vdiq 23-vjeçari
Eraj Temaj është dënuar me dy vite burgim pasi është shpallur fajtor për aksi...
-
Nju Jork, një shqiptaro-amerikan akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik
Autoritet amerikane njoftuan të premten arrestimin në Nju Jork të shqiptaro-a...
-
Dyshohet se e ngacmoi sẹksualisht një të mitur, arrestohet një burrë në Vushtrri
Një burrë në Vushtrri është arrestuar dje meqë dyshohet se kishte ngacmuar se...
-
Brenda një ore dy aksidente me fatalitet në Kosovë, Policia jep detaje
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me dy aksidentet me fatalitet që ndo...
-
Reuters: Trump po planifikon të emëroj Grenellin emisar special për Ukrainën
Ish i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi,...
-
Edhe sot mëngjes i ftohtë, vazhdojnë reshjet e borës gjatë ditës
Për të shtunën parashikohet fillimisht të vazhdojnë reshjet e borës lokalisht...
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...