Lajme

Amerikani që e “goditi” Thaçin punonte për Haradinajn, Qeveria hesht

Autori: Gazeta inFokus 14:56 | 21 October 2018

Eksperti për politikë të jashtme, David Phillips, nuk ka punuar për presidentin Hashim Thaçi, ashtu siç pretendohej.

Ditë më parë, shtetasi amerikan alarmoj opinionin kosovar se po largohej, pasi nuk dëshironte të ishte pjesë e planeve për ndarje apo shkëmbim të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan AktivPress.

Por, a ishte në të vërtetë Phillips, këshilltar i presidentit të Kosovës?

-Advertisement-

Kreu i shtetit thotë se jo! Përkundrazi ai pohon se ky person ka punuar për Qeverinë e Kosovës.

Thaçi beson se e ka gjetur edhe burimin e akuzave të ekspertit amerikan.

“Ai (Davidi v.j) ka punuar për Qeverinë. Sa është paguar nga Qeveria ka pasur vetëm fjalë të mira. Kur i janë ndalë paratë, ka nisur të flas keq”, ka thënë Thaçi në një paraqitje në T7.

Presidenti ka thënë se me Phillips-in është takuar vetëm dy herë, dhe në të dyja herët me kërkesën e tij.

Pothuajse të njëjtën gjë, ai e ka përsëritur edhe në emisionin Oksigjen.

AktivPress ka pritur rreth një javë përgjigje nga Zyra e Kryeministrit që ta sqaroj rastin me Phillips-in, por nuk ka marrë përgjigje.

Zyra e kryeministrit ka zgjedhur të hesht raportin kontraktual me ekspertin amerikan.

Njerëzit që e rrethojnë kryeministrin Ramush Haradinaj nuk janë përgjigjur se çfarë detyrimesh ka pasur Qeveria ndaj Phillips-it, cila ka qenë kostoja e kontratës me të dhe kur ka përfunduar apo është shkëputur kontrata me amerikanin?

Vet Phillips e ka pranuar se ka punuar për Qeverinë.

“Qeveria e Kosovës së fundmi më ka kërkuar të shërbeja si këshilltar në dialogun Kosovë-Serbi. U pajtova sepse besoja se mund të arrihej një marrëveshje duke e fuqizuar pushtetin, duke rritur sundimin e ligjit dhe duke rritur presionin nga bashkësia ndërkombëtare në Serbi për ta njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran brenda kufijve të saj aktual”, ka thënë Phillips, në letrën e dorëheqjes.

Ai e ka mbyllur letrën duke treguar se i ka informuar edhe anëtarët e Qeverisë së Kosovës për synimin për të dhënë këtë dorëheqje, që të mos marrë pjesë në ndarje.

Phillips është drejtor i programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtave të Njeriut në Universitetin Columbia të New Yorkut.

Ai shërbeu si Këshilltar i Lartë në Departamentin e Shtetit në SHBA, nën presidencën e Clintonit, Bushit dhe Obamës. Autori i “Liberating Kosovo: Diplomacia detyruese dhe ndërhyrja e SHBA-së”, Phillips punoi edhe me Ambasadorin Richard C. Holbrooke në Bosnje dhe Kosovë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera