Lajme

Amerikani 70 vjeç voton në emër të nënës së vdekur, dënohet 5 vjet me kusht

Autori: Gazeta inFokus 12:21 | 04 May 2021

Një burrë nga Pensilvania e Shteteve të Bashkuara është dënuar me pesë vite burgim me kusht, pasi u deklarua fajtor për votim në emrin e nënës së tij të vdekur në përpjekje për t’i ofruar përkrahje ish-presidentit Donald Trump.

Bruce Bartman, 70 vjeç, u dënua të premten, pasi arriti marrëveshje për pranimin e fajësisë për dy akuza të dëshmisë së rreme dhe një akuzë për votim të paligjshëm. Ai gjithashtu e humbi të drejtën për të votuar për katër vjet, shkruan CNN, transmeton Gazeta Express.

Regjistrat e votimit dëshmuan se Bartman e shfrytëzoi portalin e Pensilvanisë për votim përmes internetit për t’i regjistruar nënën e tij të vdekur dhe njerkën e tij të vdekur në listën për votim, thuhet në njoftimin e prokurorisë rajonale.

-Advertisement-

Ai më pas paraqiti kërkesë, e plotësoi formularin dhe e dërgoi fletëvotimin në emër të nënës së tij të ndjerë për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020. Avokati i Bartmanit, Samuel Stretton, i tha televizionit CNN se klienti i tij është penduar për atë që ka bërë.

Sipas avokatit, Bartmani ka shpjeguar në gjykatë se për shkak të pandemisë, ai ka qenë i izoluar në shtëpi dhe është mashtruar nga propaganda dhe deklaratat rreth mashtrimeve në zgjedhje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera