Lajme

Amerikanët “nuk pijnë më duhan”/ Duhanpirja, në nivelin më të ulët historik

Autori: Gazeta inFokus 12:17 | 28 April 2023

Duhani, origjinën e ka nga gjethet e Nicotianas, një bimë nga familja e të ashtëquajturave Nightshades, apo hije të natës që rriten në Amerikën Veriore dhe Jugore.

Por amerikanët vetë duket se po i largohen vesit që sot ka pushtuar të gjithë boten. Të dhënat e fundit tregojnë se pirja e duhanit në SHBA shënoi vitin e kaluar një tjetër nivel të ulët historik.

Në hulumtimin e saj të fundit Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, tregoi se vetëm 1 në 9 amerikanë në moshë të rritur pijnë duhan. Ndërkohë, sipas të njëjtit studim, përdorimi i cigareve elektronike u rrit në gati 6% vitin e kaluar, nga rreth 4.5% një vit më parë. 1 në 17 amerikanë në moshë të rritur përdorin cigare elektronike.

-Advertisement-

Gjetjet paraprake bazohen në përgjigjet e dhëna në kuadër të një studimi që përfshiu më shumë se 27,000 persona. Duhanpirja konsiderohet si një faktor rreziku për prekjen nga kanceri i mushkërive, sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru. Po kështu prej kohësh ajo është konsideruar si shkaku kryesor i vdekjeve të parandalueshme, të cilat lidhen me faktorë rreziku që mund të ishin shmangur.

Në mesin e viteve 1960, 42% e amerikanëve në moshë të rritur ishin duhanpirës. Por prej dekadash niveli ka pësuar një rënie graduale, kjo për shkak të taksave ndaj cigareve, rritjes së çmimit të prodhimit të duhanit, kufizimeve të lidhura me duhanpirjen, si dhe një qasjeje më pak toleruese ndaj duhanpirjes në publik.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
-Advertisement-

Të tjera