Lajme

Amerikanët ngrihen në protesta kundër Donald Trump

Autori: Gazeta inFokus 08:19 | 05 September 2017

Me mijëra punëtorë dhe fëmijë emigrantësh në Amerikë janë ngritur në protesta kundër politikave të presidentit Donald Trump.

Pjesëmarrësit në këto protesta kanë kërkuar të respektohet ligji i punës 8-orarësh, paga e tyre dhe ligji për fëmijët e emigrantëve.

Donald Trump po mendon seriozisht të pezullojë programin e mbrojtjes së të rinjve emigrantë pa dokumente të rregullta qëndrimi, e do t’i japë Kongresit 6 muaj kohë për të hartuar legjislacionin zëvendësues të “Deferred Action for Childhood Arrivals”, apo ndryshe “DACA”.

-Advertisement-

Vendimi për t’i dhënë Kongresit mundësinë e gjetjes së një alternative konsiderohet një kompromis në mesin e mbështetjes së fortë që gëzon skema në fjalë. Burime pranë tij citohen të pohojnë se presidenti mundet edhe të ndryshojë mendje.

Vendimin e tij mbi këtë çështje, ai pritet ta bëjë zyrtar gjatë ditës së martë. Programi i periudhës së Obamës mbron nga deportimi me qindra mijëra të ashtuquajturit “ëndërrimtare”, e u siguron atyre mundësi punësimi apo leje për studim.

Të rinjtë përfitues nga kjo skemë ka nisur t’i përfshijë paniku.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera