Lajme

Amerikanët krahasojnë Kosovën me vendet Afrikane, nuk u jep studentëve viza më gjatë se dy vite

Autori: Gazeta inFokus 10:10 | 25 September 2020

Amerikanët nuk do të japin viza studentëve në Kosovë më gjatë se dy vite

Ndonëse me datën 4 shtator, kur u nënshkrua marrëveshja më Kosovën, u paralajmëruar që SHBA do të heq vizat më Kosovë, një gjë e tillë jo që nuk ndodhi, por gjërat vetëm sa janë vështirësuan.

Studentë në Kosovë njëjtë si ata në Afrikë e Azi nuk mund të marrin vizë më gjatë se dy vite për studime në Amerikë.

-Advertisement-

Kështu është bëre e ditur në një njoftim të lëshuar nga Departamenti Amerikan për Siguri kombëtarë, shkruan Gazeta Infokus.

“Qytetarët ose njerëzit e lindur në vendet që do të ndalohen nga vizat studentore që zgjasin mbi 2 vjet:Bregu i Fildishtë, , Xhibuti, Guinea Ekuatoriale, Eritrea, Etiopia, Gabon, Gambia, Gana, Guinea, Guinea-Bissau, Guajana, Haiti, Irani, Iraku. Kenia, Kosova”, ka shkruar Këshilltar politik në Këshillin Amerikan të Imigracionit, Aamron Reichlin –Melenick, në twitter.

E rreth kësaj ka reaguar edhe deputetja, Mimoza Kusari-Lila, e cila, ka thënë se delegacioni i Kosovës i cili kishte nënshkruar marrëveshjen me 4 shtator, nuk kishte kohë të adrrsoj këtë temë, pasi që duhet se ishin duke e nënshkruar Ujmanin dhe mini Schengenin.
“Jo liberalizim siç u tha, por sot u lëshua njoftimi nga Departamenti Amerikan për Siguri kombtare se është vendosur kufizim i kohës për të cilën mund të aplikojnë studentët nga Kosova për vizë Amerikane. Në këtë njoftim u bë e ditur se studentët nga shtetet në listat e bashkangjitura do të mund të marrin vizë jo më gjatë se 2 vite për studim në SHBA. Njoftimi zyrtat u publikua sot, ndërsa duket se ka qenë i përgaditur para 4 Shtatorit, por ja që delegacioni i Kosovës në SHBA “nuk ka pasë mundësi” ta adresojë si duhet se ishin duke e nënshkru Ujmanin dhe mini Schengenin.”, ka shkruar Kusari-Lula.
Më poshtë gjeni postimin e plotë të Kusarit-Lilës./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera