Lifestyle

Amerikanët, konsumuesit më të mëdhenj të picave

Autori: Gazeta inFokus 12:32 | 23 January 2024

Dita ndërkombëtare e picës u festua më 17 janar, dhe të dhënat tregojnë se pica e preferuar në botë është Margarita dhe se amerikanët hanë sasinë më të madhe, transmeton Ansa.

Sipas të dhënave të kompanisë Coldiretti, një amerikan mesatarisht ha 13 kilogramë pica në vit. Në Evropë kryesojnë italianët me 7.8 kilogramë për person në vit, të ndjekur nga spanjollët (4.3), francezët dhe gjermanët (4.2), britanikët (4), belgët (3.8) dhe portugezët (3.6), ndërsa austriaku mesatar ha sasinë më të vogël të picës në Evropë në vit, vetëm 3.3 kilogramë.

Industria e picave, sipas të dhënave të kompanisë “Koldiretti”, shënon një xhiro prej më shumë se 15 miliardë lekësh në vit, ndërkohë që në atë sektor janë të punësuar të paktën 100 mijë persona me kohë të plotë, madje edhe më shumë në fundjavë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
-Advertisement-

Të tjera