Amerikanët kërkojnë që të sanksionuarit e rrjeteve kriminale në Kosovë të mbahen përgjegjës
Autori: Gazeta inFokus
09:19 | 16 Dhjetor 2021
Ushtruesi i detyrës së ndihmës Sekretarit amerikan të Thesarit, Paul Ahern deklaroi në Beograd që të gjithë ata të cilët SHBA-ja i sanksionoi duhet të mbahen përgjegjës.
“Individët dhe kompanitë në cak të këtyre sanksioneve duhet të mbahen përgjegjës ndërsa aktivitetet e tyre të cilat shkaktojnë destabilitet duhet të ndalën”, citon deklaratën e Ahernit më 16 dhjetor, Ambasada amerikane në Serbi.
Departamenti i Thesarit i SHBA-së, më 8 dhjetor i futi në listë të sanksioneve udhëheqësit e grupit të krimit të organizuar në Kosovë, biznesmenët, Zvonko Veselinoviq dhe individë të tjerë si dhe kompani, sepse siç thuhet shkaktuan destabilitet e veprimtari korruptive me çka u dëmtuan qytetarët dhe ekonomia e Serbisë dhe Kosovës.
“Presidenti Biden qartë bëri me dije se luftimi i korrupsionit është prioritet kryesor i SHBA-së. Departamenti i Thesarit do të vazhdojë t’i thërrasë në përgjegjësi protagonistët e korrupsionit kudo qofshin ata”, porositi Ahern Beogradin.
Siç sqarohet në njoftim, gjatë vizitës në Serbi nga 13 deri më 15 dhjetor, Ahern u takua me përfaqësuesit kryesorë të pushtetit dhe bizneseve derisa bisedoi për temat e interesit të përbashkët dhe rëndësisë për SHBA-në e Serbinë.
Ahern, njëkohësisht edhe zëvendësi kryesor i ndihmës Sekretarit të Thesarit amerikan në krye të Zyrës për parandalimin e financimit të terrorizmit dhe krimit financiar këtë javë do të vizitojë rajonin që të informohet se deri në çfarë mase krimi i organizuar dhe korrupsioni kërcënojnë stabilitetin dhe prosperitetin e Ballkanit Perendimor por, sidomos për të parë se në çfarë mënyre SHBA-ja mund të ndihmojë në realizimin e prioriteteve strategjike të Serbisë në mënyrë që të bëhet shtet anëtar i Bashkimit Evropian, shkruan tutje.
Departamenti i Thesarit të SHBA-së futi në listë të sanksioneve, nënkryetarin e Listës Serbe, partisë kryesore serbe në Kosovë, Milan Radoiçiqin, biznesmenët nga veriu i Kosovës, Zvonko Vesellinoviqin dhe vëllain e tij Zharko Vesellinoviqin, si dhe dhjetë persona të tjerë të lidhur me ta.
Vëllezërit Vesellinoviq, Milan Radoiçiq, Zhelko Bojiq dhe Marko Roshiq thuhet se iu takojnë rrjeteve korruptive të lidhura me krimin e organizuar ndërkombëtar.
Në reagimin e tij po të njëjtën ditë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq tha se organet përkatëse serbe do të hetojnë gjithçka nëse do të ketë “akuza serioze”.
“Gjithçka që pranojmë me çfarëdo treguesi që dikush kreu vepër penale, organet përgjegjëse do të jenë gati që menjëherë të verifikojnë gjithçka në tërësi”, deklaroi Vuçiq.
Përparimi në luftën kundër krimit financiar
Në njoftimin e Ambasadës amerikane në Serbi më 16 dhjetor përmendet që, Paul Ahern përgëzoi vendin për rezultatet e përmendura në raportin e fundit të “Moneyval” i cili vlerëson arritjet në fushën e luftimit të shpëlarjes së parave dhe financimit të terrorizmit.
Në raportin e publikuar më 13 dhjetor organi i Këshillit të Evropës, “Moneyval” vlerësohet se Serbia avancoi masat në luftën kundër shpëlarjes së parave dhe financimit të terrorizmit duke treguar përparim të rëndësishëm në nivelin e bashkërendimit me standardet e Grupit operativ për aksione financiare./rel/

T� tjera
-
IPK nis hetimet për rastet e raportuara nga Arlinda Zekaj në Polici, do të verifikohen edhe lëshimet e mundshme të zyrtarëve
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka nisur veprimet hetimore dhe verifikue...
-
Rasti i Arlindës, Anita kërkon nga avokatja Hoxha të zbulojë se cili Haradinaj përmendet në kërcënime
Anita Mucaj-Haradinaj, bashkëshortja e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, ka...
-
Vrasja e Arlinda Zekajt, qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të saj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Kurti: Arlinda kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhe...
-
Deliu-Kodra: Më vjen marre nga ky fjalim në Kuvend, dikush duhet të dorëhiqet
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar so...
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...





























