Lajme

“Amerikanët janë ushtarët më të dashur të KFOR-it” – Elbert Krasniqi komenton deklaratën e Hovenier

Autori: Gazeta inFokus 16:15 | 14 August 2024

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka deklaruar se e marrin seriozisht mirëqenien e ushtarëve amerikanë.

“Ata janë ushtarët më të dashur të KFOR-it te qytetarët e Republikës së Kosovës. Ne po i vazhdojmë koordinimet dhe konsultimet tona me partnerët tanë, përfshirë edhe KFOR-in me qëllim që gjithçka të shkojë mirë dhe mos të ketë asnjë incident, e lëre më më shumë”.

Këto komente ai i bëri në konferencën e sotme për media kur u pyet rreth deklaratës së ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier i cili një ditë më parë tha se hapja e Urës së Ibrit në këtë kohë, që mund të ndikojë në sigurinë e ushtarëve të NATO-s, përfshirë ata amerikanë.

-Advertisement-

“Ne besojmë se ky rrezik rrit kërcënimin, mundësinë e dhunës dhe problemet e tjera, si për komunitetin lokal, ashtu edhe për ushtarët e NATO-s, përfshirë ushtarët amerikanë që po punojnë për të siguruar paqen dhe sigurinë në Kosovë. Ne e marrim shumë seriozisht çdo veprim që mund të ndikojë në sigurinë dhe mbrojtjen e ushtarëve amerikanë që punojnë për të mbështetur Kosovën”, tha ambasadori amerikan gjatë intervistës së djeshme për Radion Evropa e Lirë.

Krasniqi mes tjerash në konferencën e sotme kërkoi nga Bashkimi Evropian t’i tregojë Kosovës se përse ka ndryshuar qëndrim lidhur me hapjen e Urës së Ibrit.

“Nga vitet 2018-2021 në raportet e BE-së thuhet se ura është gati dhe ajo duhet të hapet. BE-ja duhet të na tregojë së çfarë ka ndryshuar që nga ai vit”, deklaroi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera