“Amerikanët janë të palëkundur” – A do të detyrohet Vuçiq ta njohë Kosovën?
Autori: Gazeta inFokus
15:52 | 30 October 2021
Në Serbi mediat janë krejt hapur të rreshtuara, prandaj politika zgjedhë shpesh që qëndrimet, për t’i testuar, t’i lëshojë si analiza nëpër mediume të ndryshme.
Për këtë arsye, një ide se ku qëndron qeveria serbe dhe presidenti Aleksandër Vuçiç, mund të fitohet edhe nga ajo se çfarë zgjedhë të raportojë gazeta serbe Vevernje Novosti dhe këtë të shtunë kjo gazetë ka publikuar një analizë të gjatë ku flitet për qasjen e Vuçiç-it, i cili konstaton se është koha që “Serbia ta kuptojë kornizën në të cilën operon”, pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk mund të bindën dot më që të kthehet mbrapa procesi i pavarësisë së Kosovë.
“Por, është shumë e rëndësishme që Shtetet e Bashkuara të detyrojnë Prishtinën të respektojë atë që shqiptarët tashmë kanë nënshkruar vetë, por se Shtetet e Bashkuara nuk do të ndryshojnë mendimin e tyre kur bëhet fjalë për avokimin për pavarësinë e Kosovës, dhe se ne duhet të kuptojmë kornizën”, deklaroi ai të premten.
“Amerika e filloi këtë lloj politike të njohjes reciproke tre vjet më parë. Mund t’u themi menjëherë se nuk kemi nevojë për njohjen e tyre. Nuk e di se çfarë na duhet? Sepse jemi të njohur nga të gjithë. Dhe, sa u përket atyre, SHBA-ja është fuqi e madhe, fuqia më e madhe në botë, e ka njohur Kosovën dhe nuk do ta ndryshojë mendimin e saj, sepse kanë investuar shumë”, shtoi ai
Sipas tij, “duhet ta kuptojmë mirë që nuk po çmendemi dhe nuk mendojmë se do të ndryshojmë opinionin amerikan për Kosovën”.“
Kjo është një çështje e vendimeve strategjike politike të marra nga amerikanët. Kjo, megjithatë, nuk do të thotë se duhet të pranojmë gjithçka që thonë, por duhet të kuptojmë shkallën dhe kornizën në të cilën po lëvizim, sepse sigurisht që Amerika nuk na duhet si armik, por si mik”.
“Nga ana tjetër, ne kemi pikëpamjet dhe politikat tona dhe prandaj jam krenarë për Serbinë, sepse Serbia është e pavarur, merr vendimet e veta dhe është shtet i lirë. Ne do të mbajmë tonat dhe do të kujdesemi që të mos kemi inat me ata që janë më të fuqishmit dhe më të mëdhenjtë”, përfundoi Vuçiç.
Deklaratat e tij vijnë pasi Zëvendësndihmës-Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, njëherësh i dërguari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dha një dëshmi para Nën-Komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve për Evropë, Energji dhe Ambient.
Escobar, duke folur për Ballkanin, deklaroi se “dialogu mes Kosovës e Serbisë duhet të përfundojë me njohje reciproke”, derisa pohoi se të gjitha përpjekjet shtesë të Uashingtonit në këtë Ballkan, kanë një qëllim të rëndësishëm: të parandalojnë ndikimin e Kinës dhe Rusisë.
“Ne po bashkëpunojmë me partnerët tanë në BE për të forcuar mesazhin se anëtarësimi është një mundësi reale në një kornizë realiste dhe një stimul kyç për vullnetin politik të aspirantëve për të zbatuar reforma të vështira dhe për të forcuar rezistencën ndaj ndikimit të dëmshëm rus dhe kinez”.
“Moska dhe Pekini po kundërshtojnë në mënyrë aktive integrimin perëndimor të Ballkanit Perëndimor, duke përhapur dezinformata dhe duke përdorur cenueshmërinë për të devijuar vendet në rajon nga rrugët e tyre të zgjedhura në mënyrë demokratike”.
“Rusia po përdor kapacitetin e saj energjetik si një armë për të detyruar politikanët, për të inkurajuar korrupsionin dhe për të ndalur potencialin e rritjes. Republika Popullore e Kinës po punon gjithashtu për të zgjeruar ndikimin e saj në infrastrukturën kritike dhe përmes detyrimit ekonomik. Ne nuk mund t’i lejojmë ata të kenë sukses” – tha Escobar. /Albanianpost.com

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...































