Ekonomi

Amerikanët i’a mësyjnë tregut bankar të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 14:42 | 10 April 2018

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, të martën priti në takim përfaqësuesit e Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare me seli në SHBA, të kryesuar nga Presidenti Nazar Mehmeti, Sekretari i Përgjithshëm, Ismet Smajli dhe Drejtorin,  Naim Dedushaj.

Guvernatori Mehmeti falënderoi delegacionin e  Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në SHBA për interesimin e tyre në sistemin financiar në Kosovë dhe i informoi lidhur me zhvillimet e fundit në sektorin financiar në Republikën e Kosovës dhe lidhur me treguesit e shëndetit financiar.

Gjithashtu, Guvernatori Mehmeti theksoi kontributin e madh që diaspora shqiptare ka dhënë në të kaluarën dhe po vazhdon ta jap për zhvillimin ekonomik të Kosovës, përfshirë këtu nevojën e madhe që të hyrat nga diaspora  të transformohen nga konsumi në investime që do kontribuonin direkt në zhvillim ekonomik të Kosovës.

-Advertisement-

Në takimin e zhvilluar u diskutua mundësia e investimit në sektorin bankar të Republikës së Kosovës, ku përfaqësuesit e Rrjetit të Bizneseve të Diasporës nga SHBA shprehën gatishmërinë për fillimin  e procedurave për hapjen e bankës së diasporës në Kosovë.

Guvernatori Mehmeti mirëpriti një iniciativë të tillë dhe informoi përfaqësuesit e Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare lidhur me kërkesat ligjore të BQK-së për licencimin e një banke.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera