Lajme

Amerikanët dhe australianët të shqetësuar nga rikthimi i xhihadistëve

Autori: Gazeta inFokus 12:26 | 05 June 2017

Përgjegjësit e lartë amerikanë dhe australianë shprehën sot shqetësimet e tyre përballë xhihadistëve që rikthehen për të kryer atentate pas janë stërvitur në radhët e Shtetit Islamik në Lindje të Mesme.

Ky paralajmërim vjan menjëherë pas atentatit të përgjakshëm të Londrës gjatë kësaj fund javae dhe që është marrë përsipër nga grupi Shteti Islamik.

Paralelisht edhe Filipinet po përballen me kërcënimin gjithnjë e në rritje të luftëtarëve islamikë.  “Luftëtarët e ISIS-it rikthehen me kopetenca të fituara në fushën e betejës, me një ideologji të përforcuar, plot zemërim, të frustruar dhe duhet të jemi të ndërgjegjshëm për këtë”, deklaroi ministrja australiane e Mbrojtjes, Marise Payne duke folur kryesisht për xhihadistët me origjinë nga azia juglindore.Ajo i mbajti këto deklarata në fillim të një mbledhje në të cilën merrte pjesë edhe shefi i Pentagonit, Jim Mattis, sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson dhe ministrja australiane e Punëve të Jashtme, Julie Bishop.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera