“Amerikanët dhanë garanci, Qeveria të dalë me propozime për Asociacionin”
Autori: Gazeta inFokus 10:29 | 15 January 2023
Qeverisë së Kosovës po i kërkohet të propozojë alternativa për themelimin e Asociacionit, pas garancisë amerikane se i njëjti do të jetë në përputhje me Kushtetutën e vendit. Mirëpo, theksohet se çështja e Asociacionit nuk duhet të diskutohet si temë e veçantë, por vetëm në kuadër të marrëveshjes finale.
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, thotë për KosovaPress se pas vizitës së këshilltarit të lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet janë dhënë garanci për Asociacionin dhe kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani duhet t’i dëgjojnë kërkesat e tij.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës po garantojnë se Asociacioni duhet të formohet, gjithmonë duke qenë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe këtë kërkesë duhet ta dëgjojnë kryeministri dhe presidentja e Republikës së Kosovës”, thotë ajo.
Ndërkohë, Arbëresha Loxha, nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, thotë se Kosovës tani po i bëhet presion eksplicit nga të gjithë partnerët strategjikë për Asociacionin.
Megjithatë, ajo kërkon kujdes nga ekzekutivi që Asociacioni të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe mos të diskutohet si temë e veçantë, por vetëm në kuadër të ujdisë finale.
“Tashmë Kosovës po i bëhet presion nga gjithë partnerët strategjikë që të formohet Asociacioni, po vjen si kërkesë eksplicite. Por çka pash pozitive në mesazhin e zotëri Chollet është se i njëjti duhet të jetë në përputhshmëri të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, e cila nuk është, e di që është bërë kaq deklarative në të kaluarën. Mendoj se Qeveria e Kosovës duhet të jetë shumë e kujdesshme nëse do të diskutojë dhe do të fusë në agjendë në dialog çështjen e Asociacionit. E para që ne kërkojmë nga Qeveria e Kosovës është që asnjëherë mos të lejohet që Asociacioni të diskutohet si një temë e veçantë, por e njëjta kurdo që të diskutohet të jetë në kornizë të marrëveshjes finale. E dyta të jetë parasysh se çka do që çohet tutje karshi Asociacionit të jetë në përputhshmëri të plotë me Kushtetutën e Kosovës dhe natyrisht gjithë përfshirje të akterëve më të rëndësishëm në çfarëdo drafti apo propozimi që Kosova do të dërgojë në Bruksel”, shton ajo.
Në Kosovë gjatë kësaj jave qëndroi zyrtari i lartë amerikan, Derek Chollet, i cili takoi krerët institucionalë dhe politikë, ku mes tjerash u raportua se Chollet ka nënvizuar nevojën e themelimit të Asociacionit, por gjithmonë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. /KP/
Të tjera
-
Paralajmërimet për hapjen e Urës së Ibrit, ish-Komandanti i KFOR’it Bühler: Qeveria duhet t’i dëgjojë këshillat e aleatëve
Ura e Ibrit është mbyllur qe shumë vite për qarkullim të veturave, mirëpo vit...
-
Haxhiu viziton nënën e Eronës që u v*a nga ish-partneri i saj: Secila pjesë e shtëpisë ia kujton ndonjë moment me vajzën dhe nipin
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka vizituar sot nënën e Erona Coklit...
-
Të ardhurat mesatare do të bien me 19% për shkak të ndryshimit klimatik
Të ardhurat mesatare në mbarë botën do të pakësohen me një të pestën deri në ...
-
Në Serbi po kryhen arrestime për akuza të panjohura në Kosovë
Pikëkalimi mes Kosovës dhe Serbisë, Merdare, është një prej zonave ku autorit...
-
Bllokohet puna e “Bechtel & Enka-s” në Maqedoninë e Veriut
Punimet për ndërtimin e dy autostradave në Maqedoninë e Veriut, pjesë e Korri...
-
“Kush don paqe sot, emri i saj është liri”, Molliqaj kërkon që Kosova ta njohë shtetin e Palestinës
Kryetar i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka kërkuar që Kosova ta njohë shtetësinë e...
-
Aksidenti në Dragash: Varrosen nënë e bijë, familjarët falin gjakun
Janë varrosur nënë e bijë që humbën jetën si pasojë e një aksidenti që ndodhi...
-
Prona në Veternik, nuk ka prova se është fituar me falsifikim të dokumentit (dokument)
Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm me Aktvendimin e...
-
Vetura shkel një këmbësor në Prishtinë
Para pak çastesh ka ndodhur një aksident trafiku afër objektit të Komunës së ...
-
Pas vrā sjes së policit, Gjermania në kërkim të shtetasit serb nga Prishtina që bëri thirrje për sulmé tjera
Autoritetet gjermane janë në kërkim të një shtetasi serb, i lindur në Prishti...
-
Mes dhimbjes së shprehur gjithandej, “Imam Meti” i lindur në Prishtinë festoi për vrἀsjen e policit gjerman
Një polic u sulmua me thikë të premtën në Manheim të Gjermanisë nga një 25-vj...
-
KFOR për situatën në veri: Jemi të përgatitur në rast të rritjes së tensioneve
Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Özkan U...