Amerika, ultimatum për Demarkacionin
Autori: Gazeta inFokus 08:43 | 09 May 2017
Mbledhja e planifikuar e Qeverisë ku pritej që të procedohet Demarkacioni në Kuvend ka dështuar. Shefi i ekzekutivit, Isa Mustafa, bashkë me partnerin e madh të koalicionit Kadri Veselin ishin në takim me ambasadorin amerikan Greg Delawie. Ambasada e Amerikës i ka dhënë ultimatum Qeverisë dhe Kuvendit që ta votojnë pa asnjë vonesë Demarkacionin, përderisa opozita është e bindur se nesër do të bjerë Qeveria, shkruan sot Gazeta “Zëri”
Qeveria e Kosovës ka dështuar dje ta mbajë mbledhjen e paralajmëruar në të cilën pritej që Demarkacioni të procedohej në Kuvend. Në mbledhjen e ekzekutivit nuk ka marrë pjesë kryeministri Isa Mustafa e as vartësit e tij nga radhët e PDK-së.
Shefi i Qeverisë bashkë me kreun e partisë më të madhe në vend (PDK), Kadri Veseli, ishin në takim me ambasadorin amerikan Greg Delawie, shkruan tutje “Zëri”.
Me këtë rast përfaqësues të Qeverisë kanë bërë të ditur se shkuarja e Demarkacionit në Qeveri dhe në Kuvend është shtyrë deri pas seancës së mërkurës (nesër), kur pritet të votohet mocioni i votëbesimit.
Kjo shtyrje ka bërë që përsëri të reagojë Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, e cila i ka dhënë ultimatum Qeverisë, Kuvendit dhe deputetëve të Kosovës që pa asnjë vonesë ta procedojnë dhe ta votojnë Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi.
Në reagimin e Ambasadës Amerikane ndër të tjera potencohet se pas shqyrtimit të konsiderueshëm nga ekspertët e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vija e kufirit e caktuar me marrëveshje është e shënuar në mënyrë korrekte.
Kurse politologët kosovarë kanë vlerësuar se po shihet qartë se partnerët e koalicionit kanë mospajtime porse, sipas tyre, do ta gjejnë një formë të përbashkët për t’i dhënë fund koalicionit qeverisës.
Të tjera
-
Konfiskohet Lamborghini në Prizren, po e ngiste një 11-vjeçar
Gjatë ditës së enjte, gjatë patrullimit policor në fshatin Zhur është hasur n...
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...
-
Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë ushtrojnë bashkë, synim i FSK-së integrimi në NATO
Në kuadër bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës...
-
Konjufca bisedon me delegacionin e Azisë Jugore për njohjen e Kosovës nga vendet mosnjohëse
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim delegacionin n...
-
Stano mirëpret deklaratat e qeverisë për zbatim të marrëveshjes, por kërkon veprim
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Sërish dështon votimi i buxhetit në Prishtinë
Për të tretën herë ka dështuar votimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës në ...
-
ASK: Deficit tregtar prej 10,4% në muajin tetor 2024, krahasuar me 2023-tën
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat ...
-
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
Huti kësaj radhe vjen në ARTMOTION n’pikë të ditës, me super ofertë në Pakon ...
-
Ademi e Foda optimistë pas shortit të ‘play-off’-it për promovim në Ligën B
Në selinë e UEFA-s në Nyon është hedhur sot shorti për play-off të Ligës së K...
-
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Problemet me energji elektrike kanë vazhduar edhe sot si shkak i erërave të f...
-
Punëtoret teknike në Kuvend refuzojnë takimin me anëtarët e Komisionit për të drejtat e njeriut
Gratë greviste, punëtore teknike në Kuvendin e Kosovës kanë refuzuar të marri...