Lajme

Amerika shpërndanë edhe 2.2 trilionë dollarë për qytetarët e saj

Autori: Gazeta inFokus 10:11 | 19 October 2020

Kryetarja e Dhomave të Kongresit Amerikan, Nancy Pelosi dhe sekretari i financave në administratën e Donald Truamp, Stephen Mnuchin kanë rënë dakord mbi një propozim për të shpërndarë edhe një herë 1200 dollarë për qytetarët amerikanë.

Kjo do të jetë pakoja e radhës ekonomike që do të aprovohet në administratën Trump.

Nga kjo pako do të përfitojnë shumica e qytetarëve amerikanë, përveç atyre që janë pjesë e Korporateve të cilat kanë fituar nga pakoja e ndihmës për biznese.

-Advertisement-

Kjo pako në të cilën 1200 dollarë do të përfitojnë shumica e qytetarëve pritet t’i kushtojë Amerikës plot 2.2 trilionë dollarë.

Marrëveshja e Pelosit me Mnuchin ka marrë kritika të mëdha nga senatorët republikanë.

Ata e vlerësojnë këtë pako si fushatë para zgjedhjeve të 3 nëntorit në SHBA.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe dy medalje të arta – Viva Fresh, lider në cilësi, produkte dhe shërbime në Kosovë
-Advertisement-

Të tjera