Ekonomi

Amerika premton mbështetje për ekonominë e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 10:23 | 13 October 2017

Gjatë qëndrimit të tij në Uashington, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ku po merr pjesë në takimet vjetore të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, është takuar me Matthew Palmer, Drejtor i Zyrës për Evropën Juglindore në Departamentin e Shtetit të SHBA-së.

Lluka dhe Palmer kanë biseduar rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë, me theks të veçantë, progresin e zhvillimin ekonomik të vendit tonë.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik shfrytëzoi rastin të informojë Palmer me ecurinë e projekteve që financohen nga shteti amerikan, Banka Botërore dhe FMN.Poashtu gjatë takimit është biseduar edhe për projektet të cilat priten të mbështeten nga Shtete e Bashkuara të Amerikës përmes Korporatës Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC).

-Advertisement-

Palmer e uroi ministrin Lluka për pozitën e re dhe për të arriturat e Kosovës në fushën ekonomike si dhe premtoi mbështetjen e plotë të Departamentit të Shtetit në çështjet që ndërlidhen me zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Lluka gjatë qëndrimit të tij në Uashington pritet të takojë zyrtarë tjerë të lartë të Departamentit të Shtetit Amerikan, udhëheqës të ekzekutivit të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, si dhe përfaqësues të institucioneve tjera relevante që ndërlidhën me projektet e zhvillimit ekonomik të vendit

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera