Lajme

Amerika izolohet përsëri, zgjedh të besojë realitetin kundrejt pretendimeve të Trumpit

Autori: Gazeta inFokus 15:27 | 14 July 2020

Ndërsa Presidenti Donald Trump shpreson për rizgjedhjen e tij si president, udhëheqësit e shtetit dhe lokalë po zbatojnë rihapjen e shtetit që ai kërkoi, gjë që e ktheu Amerikën në vendin më të prekur nga koronavirusi në botë.

Ndërsa spitalet u tejmbushën dhe virusi filloi të përhapej në mënyrë të pamëshirshme nëpër shtetet jugore dhe perëndimore, Trump deklaronte se më e keqja tashmë kishte përfunduar.

Ndërkohë rastet e reja kanë kapur shifrën 60,000 në të gjithë vendin, shumë udhëheqës, përfshirë ata që mbështesin qasjen agresive të Trump, tani nuk kanë zgjidhje tjetër, veçse t’i japin përparësi shkencës mbi politikën, duke e lënë presidentin të besojë në realitetin e tij të rremë, raporton abcnews.al

-Advertisement-

Kryetari i Bashkisë Demokratike të Houston Sylvester Turner propozoi një izolim dy-javor. Në Kaliforni, guvernatori demokrat Gavin Newsom urdhëroi mbylljen e të gjitha restoranteve, kantinave, teatrove, kopshtet zoologjike, muzetë dhe mbylljen e të gjitha bareve. Los Angeles dhe San Diego thanë se fëmijët e tyre do të zhvillonin vitin e ri shkollor online. Oregoni ndaloi grumbullimet e më shumë se 10 persona për shkak të një “ngritje alarmante” të rasteve të Covid-19.

Florida, e cila të shtunën shënoi rekord në numrin e rasteve në 12 orë, tani ka më shumë raste të Covid-19 sesa tetë vende gjithsej. Kjo pamje është e një kombi që po fillon të mbyllet përsëri në kundërshtim me pretendimet e Presidentit se vendi kishte fituar mbi koronavirusin, raporton abcnews.al

Por Trump është kundërshtuar edhe nga Fauci, i cili ka deklaruar se: “Nuk duhet të ngushëllohemi dhe të themi se kemi një nivel më të ulët të vdekshmërisë,” “Ka shumë gjëra të tjera që janë shumë të rrezikshme dhe të këqija në lidhje me këtë virus. Nuk duhet të biem në vetëkënaqësi të rreme.” Presidenti gjithashtu ka hedhur dyshime për disa nga masat e sigurisë publike të mbrojtura nga Fauci dhe profesionistë të tjerë të shëndetit.

New York dhe Massachusetts janë vendet më të goditura nga koronavirusi

Për herë të parë në disa muaj, nuk pati viktima nga Covid-19 në New York. New York dhe Massachusetts janë në armëpushim të përkohshëm me koronavirusin. Por edhe tani, nuk ka asnjë garanci që virusi nuk do të rikthehet përsëri në nivele të rrezikshme kur të fillojë jeta normale. Asnjë nga këto nuk duket se ka ndikuar tek Trump, i cili ende këmbëngul për hapjen e shkollave.
Çfarë ka rëndësi më shumë për Trump?
Presidenti postoi një status duke u “ tallur” për seriozitetin e krizës aktuale, vetëm për të ringjallur ekonominë e vendit. Prindërit duan të dinë nëse fëmijët e tyre do të mund të shkojnë në shkollë dhe nëse do të jenë të sigurt aty. Personat që kanë humbur punën dëshirojnë të dinë nëse do të rifitojnë sërish vendin e tyre të punës. Vendi kërkon ti rikthehet normalitetit, raporton abcnews.al

Agjenda e brendshme e Trump është krijuar vetëm për të shpërblyer votuesit e tij më besnikë dhe radikalë dhe politika e tij e jashtme synon të krijojë pamjen e një presidenti që mban rolin kryesor.
Është thembra e Akilit që e çoi atë në pikën ku do të bëhej Presidenti i tretë që do të fajësohej për shpërdorimin e pushtetit të tij, raporton abcnews.al
Ndërsa Biden po kryeson në sondazhet parazgjedhore, padurimi i presidentit për të ringjallur ekonominë përsëri mund të kthehet në një krisje politike fatale. Dhe ka potencialin për të shkatërruar ëndrrat e tij për një mandat të dytë pasi situata vetëm do të përkeqësohet.
Rihapja e shkollave është thelbësore për rimëkëmbjen e ekonomisë dhe për ti dhënë idenë botës që Amerika i është rikthyer përsëri jetës normale. Për sa kohë fëmijët do të vazhdojnë shkollën me kohë të plotë, shumë prindër që kujdesen për fëmijët nuk mund të rikthehen në punë, duke privuar motorin ekonomik të Amerikës nga kapaciteti i tij i plotë.
Por siç di Trump, ai është duke shmangur disa pyetje të ndërlikuara – të tilla se si kthimi në shkolla nuk do të mbingarkojë situatën e krijuar nga pandemia. I pyetur të hënën se çfarë mendon për rifillimin e vitit të ri shkollor dhe vdekjen e një mësuesi nga Arizona për shkak të Covid-19, Trump vazhdoi të insistonte se shkollat duhet të rihapen.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera