Lajme

Amerika i reagon ambasadorit rus në Sarajevë pasi e kërcënoi Bosnjën nëse ia mësyn NATO-s

Autori: Gazeta inFokus 18:37 | 17 March 2022

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Sarajevë, i ka reaguar ambasadorit rus në Bosnjë pasi ai e kërcënoi shtetin ku shërben në rast se tenton të anëtarësohet në NATO.

“Kërcënimet e fundit të ambasadorit rus ndaj Bosnje dhe Hercegovinës janë të rrezikshme, të papërgjegjshme dhe të papranueshme”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane, e cila ia kujton atij se askush i tretë s’mund të përzihet në marrëveshjet e sigurisë mes NATO-s dhe shteteve sovrane.

“Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë me vendosmëri në krah të Bosnjë-Hercegovinës, ndërsa ajo ndërmerr hapat e nevojshëm për ta siguruar vendin e saj në komunitetin euro-atlantik të kombeve”, thuhet tutje në reagim.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera