Lajme

Amerika i ndalon hyrjen të dyshuarit për vrasjen e vëllezërve Bytyqi

Autori: Gazeta inFokus 11:03 | 19 December 2018

Goran Radosavleviqit dhe anëtarëve të familjes së tij u është ndaluar hyrja në SHBA.

Departamenti amerikan i shtetit përmes një njoftimi ka bërë të ditur këtë ndalesë për shtetasin serb, me arsyetim përfshirjen e tij në raste që vlerësohen si shkelje flagrante e të drejtave të njeriut, transmeton Gazeta inFokus.

Vëllezërit Bytyçi ishin shtetas amerikanë dhe Ëashingtoni ka kërkuar vazhdimisht drejtësi për ta. Vrasja e Ilir, Mehmet dhe Agron Bytyçit, më 1999, ka qenë kthesë jetike për marrëdhëniet SHBA- Serbi.

-Advertisement-

Trupat e pajetë të tre vëllezërve janë gjetur në qershor të vitit 2001 në një varrezë masive në Petrovo Sello në Serbi. Nuk dihet vendndodhja e tanishme e Radosavljeviqit./Gazeta iFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera