Lajme

Amerika i këshillon qytetarët e saj: Kujdes kur udhëtoni për Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 15:00 | 15 October 2020

Departamenti i Shtetit Amerikan i ka këshilluar shtetasit amerikanë që të rishikojnë udhëtimet në Kosovë për shkak të koronavirusit por edhe të tregojnë kujdes nga rreziku i akteve të mundshme terroriste.

Në njoftimin e Departamentit të Shtetit thuhet se Qendra për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA vazhdon që të përfshijë Kosovën në nivelin e tretë të rrezikut nga COVID-19.

Por, për shkak të mundësisë për trazira civile si pasojë e tensioneve etnike, qytetarët amerikanë këshillohen që të rishikojnë udhëtimet për në Mitrovicën e Veriut, Leposavic, Zubin Potok dhe Zveçan.

-Advertisement-

“Grupet terroriste vazhdojnë të kurdisin sulme të mundshme në rajonin e Ballkanit, përfshirë Kosovën. Terroristët mund të sulmojnë me pak ose pa paralajmërim, duke vënë në shënjestër vendet turistike, qendrat e transportit, tregjet apo qendrat tregtare, objektet e qeverisjes vendore, hotelet, klubet, restorantet, objektet fetare, parqet, ngjarjet kryesore sportive dhe kulturore, institucionet arsimore, aeroportet dhe zona të tjera publike,” thotë Departamenti Amerikan i Shtetit./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera