Ekonomi

Amerika i kërkon Thaçit heqjen e taksës 100%

Autori: Gazeta inFokus 10:12 | 27 November 2018

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dje është takuar me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Mike Pompeu.

Pas këtij takimi, Pompeu kërkoi që Kosova të heq tarifën 100% për produktet serbe.

Thaçi nuk iu përgjigj drejtpërdrejt pyetjes së Zërit të Amerikës, nëse e shihte vendimin për tarifat si një qëndrim kundër bisedimeve me Serbinë apo kundër ideve të tij për korrigjimin e kufirit si rrugë e normalizimit të marrëdhënieve me Beogradin, por e vuri theksin tek nevoja e zgjidhjes së problemeve me Serbinë.

-Advertisement-

“Mendoj se vetë krijimi i rrethanave të reja dhe në Kosovë dhe në Serbi dhe në rajon, por edhe në botë – sepse bota ka ndryshuar, Evropa po ndryshon, rajoni ynë është në udhëkryq – shtojnë domosdoshmërinë e arritjes së marrëveshjes përfundimtare Kosovë-Serbi”.

Ai tha se Kosova duhet “ta heqë qafe një herë e për gjithmonë çështjen e Serbisë dhe të fokusohet në zhvillimin ekonomik, në rritjen e mirëqenies sociale të qytetarëve, në krijimin e vendeve të reja të punës dhe të mos humbim kohë ne tash e tri dekada, vetëm me Serbinë, Serbinë, Serbinë”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera