Amerika “e nisë” treni Prishtinë-Beograd
Autori: Gazeta inFokus 13:31 | 27 January 2020
Pas dy dekadave, në ambasadën amerikane në Berlin, në prezencën e të dërguarit special të presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell është nënshkruar marrëveshja me kompaninë gjermane Lutfhansa, për të hapur linjën ajrore Prishtinë-Beograd.
Ambasadori Grenell njofton se kjo nuk marrëveshja e vetme, pasi në fillim të kësaj jave do të ketë takim në Berlin, për arritjen e marrëveshjes tjetër, atë të riaktivizimit të hekurudhës.
Këtë lajm e kishte konfirmuar ambasada amerikane në Beograd, ku me anë të një shkrimi në Twitter ka thënë se palët janë pajtuar që të rivendosin lidhjet hekurudhore.
“Në vazhdën e lidhjes së parë të drejtpërdrejtë ajrore midis Beogradit dhe Prishtinës në më shumë se dy dekada, Grenell njoftoi sot se të gjitha palët ranë dakord të rivendosin edhe lidhjet hekurudhore. Detajet për t’u negociuar të hënën në Berlin”, thuhet në shkrimin e ambasadës pas takimit ndërmjet ambasadorit Richard Grenell me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Në Berlin, pjesë e negociatave për marrëveshjen e mundshme për hekurudhat me Serbinë, me autorizim timin si Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit do të jenë Xhemë Veseli, drejtor i Transportit Rrugor dhe Ramë Qupeva, drejtor i Infrastrukturës Rrugore. Ndonëse institucionet tona janë të gatshme në vazhdimësi për kontribut në stabilitet dhe fqinjësi të mirë, theksojmë se çfarëdo marrëveshje që do të arrihet do të jetë vetëm sipas Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave mbi transportin, Kosova ka 333 kilometër hekurudha dhe qarkullojnë gjithsej 9 lokomotiva.
“Në territorin e Kosovës kemi gjithsej 333 kilometra binar hekurudhor për transport. Në hekurudhat e Kosovës qarkullojnë gjithsej 9 lokomotiva, prej tyre shtatë dizell dhe dy trena motorik. Lokomotivat bartin 10 vagonë për udhëtarë dhe 1,420 vagonë për mallra”, thuhet në raportin e ASK-së, përcjell Telegrafi.
Po ashtu, sipas ASK-së gjatë vitit 2018, numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi është ishte mbi 120 mijë, ndërsa transporti i mallrave me tren gjatë vitit 2018 ishte është mbi 497 mijë tonelata.
Në anën tjetër, Serbia ka 3,739 kilometër binarë hekurudhor e që qarkullojnë më shumë se 300 lokomotiva.
“Gjatë vitit 2018, numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi është ishte mbi 16 milionë, kurse transporti i mallrave me tren gjatë vitit 2018 ishte është mbi 12 milionë tonelata”, thuhet në të dhënat e Serbian Railways.
Linja hekurudhore do të jetë e gjatë 148 kilometra. I gjithë projekti do të kushtojë rreth 200 milionë euro dhe pritet të përfundojë në vitin 2024.
Paratë për modernizmin e “Korridorit të 10-të” parashihet të jenë kredi që Kosova do t’i marrë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim si dhe donacione nga Bashkimi Evropian.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...