Lajme

Amerika dërgon inxhinierë për vlerësimin e dëmeve në Shqipëri

Autori: Gazeta inFokus 14:01 | 02 December 2019

Ambasada Amerikane në Tiranë ka njoftuar se SHBA-ja ka dërguar inxhinierë në Shiqpëri për të ndihmuar në vlerësimin e dëmeve, shkruan gazeta inFokus.

Sipas njoftimit thuhet se ata po dërgohen në Shqipëri si mbështetje nga qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rimëkëmbje nga tërmeti.

USAID ka dërguar dje inxhinierë strukturash nga Departamentet Zjarrfikëse të konteve Fairfax dhe Los Angeles, të cilët do të ndihmojnë në vlerësimin e dëmeve në godina dhe infrastruktura, si pjesë e mbështetjes së qeverisë së Shteteve të Bashkuara për rimëkëmbjen nga tërmeti. Ky ekip do të ndihmojë në përcaktimin e shtëpive, shkollave dhe ndërtesave të tjera që janë të sigurta për rikthimin e njerëzve. #ShbaQendronKrahShqiperise”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Amerikës në Tiranë./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera