Amerika dërgon edhe 100 ushtarë në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 09:59 | 14 September 2020
Gati 100 ushtarë nga baza e Sioux City të Iowa-s do të kalojnë një vit në Kosovë si pjesë e misionit të NATO-s. Këta ushtarë, së bashku me më shumë se 350 ushtarë nga Garda Kombëtare nga ky shtet, do të vazhdojnë të forcojnë Programin e Partneritetit të Shtetit Iowa, shkruan siouxlandnews, përcjell Bota sot.
Dërgimi i së dielës ishte i ndryshëm nga të tjerët në të kaluarën, pasi ushtarët nuk mund të përshëndetën me familjen dhe miqtë për shkak të COVID-19.
“Nëna ime ishte shumë e trishtuar”, tha vendësi i Moville, Brady Butters. “Ajo dëshironte të mund të jepte një lamtumirë të fundit”, tha ai.
“Ndihem i ngazëllyer, gjithashtu ndjehem krenar që po shërbej përkrah këtyre ushtarëve”, tha kapiteni Thanh Truong. “Ne do të dëshironim që familja dhe miqtë tanë të ishin me ne këtu, por ne e dimë që mbështetja e tyre është ende atje për ne”, shtoi ai.
“Unë e di që ka njerëz këtu tek të cilët mund të mbështetem, ditë pas dite, por gjithashtu, e kuptoj që ne jemi këtu për një arsye, për një qëllim dhe unë dua të vazhdoj atë thirrje për detyrë”, tha Kapiteni Truong.
Butters, një specialist i furnizimit, kjo do të jetë vendosja e tij e parë në mision dhe ai është i ngazëllyer që do të bashkohet me traditën familjare.
“Babai im ishte në mision për 32 vjet”, tha ai. “Vëllai im është aktualisht brenda në ushtri dhe gjithashtu po vendoset në mision”.
Për Kapiten Truong, një oficer i planeve, ky mision në Kosovë është i treti.
“Është një ditë e ëmbël”, tha ai pas ceremonisë. “E di që sapo të largohemi, është një ditë më afër kthimit në shtëpi”.
Këta burra dhe gra trime të Regjimentit 113 të Kalorësisë po shkojnë drejt Ft. Bliss, Teksas për trajnim shtesë para se të nisen për në Kosovë.
Ndërsa familja dhe miqtë nuk ishin në gjendje të ishin në ceremoni, ajo u transmetua drejtpërdrejt në mediat sociale.
Të tjera
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...
-
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Autoritetet e Kosovës ia kanë refuzuar kërkesën për azil Sitora Atomamado...
-
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri nga ta lëndohet nga mjeti i mprehtë
Një përleshja ka ndodhur sot në sheshin ‘Adem Jashari” në Skenderaj, ku d...
-
Erëra të forta e shi orët në vijim, komuna e Prishtinës paralajmëron qytetarët: Reduktoni lëvizjet
Komuna e Prishtinës ka dalë me një paralajmërim për orët në vijim për shkak t...