Rozë

Amber Rose, “nusja” djallëzore që proteston (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 09:35 | 08 October 2018

Amber Rose ishte në qendër të vëmendjes teksa në Los Angeles u zhvillua parada “Sl*t Walk 2018”.

Mijëra njerëz ishin të pranishëm me Amber Rose, fansa të saj dhe aktivistë që mbushën rrugët e për një tjetër protestë, që këtë herë përkonte edhe me zgjedhjen e Brett Kavanaugh në krye të Gjykatës Supreme në Amerikë.

Amber me shumë të tjera dje ishin kundër zgjedhjes së tij dhe ajo u shpreh njëjtë si Emily Ratajkowski kur tha: “Konfirmimi i Kavanaugh është një mesazh për gratë në këtë vend që ato nuk vlejnë”.

-Advertisement-

Ky është viti i katërt që Rose udhëheq protestën për të rritur ndërgjegjësimin për pabarazinë gjinore, duke bërë thirrje për t’i dhënë fund kulturës së përdhunimit në SHBA.

Duke nxjerrë në pah kurbat e saj seksi, Rose shkëlqeu e veshur si nusja djallëzore me atlete.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy