Lajme

Ambasdori italian: Kosovarët po mohojnë COVID-19, por në fazën më të keqe në Itali ushtrisë iu bë thirrje për t’i varrosur viktimat

Autori: Gazeta inFokus 12:38 | 04 August 2020

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, u ka bërë thirrje qytetarëve të vendit tonë që të zbatojnë masat e institucioneve shëndetësore në kohën kur pandemia COVID-19 po përhapet me shpejtësi të madhe.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se përderisa koronavirusi po përhapet me shpejtësi në Kosovë, atij i është thënë se një e treta e qytetarëve mohojnë/minimizojnë ndikimin e tij.

“Në fazën më të keqe në Itali, ushtrisë iu bë thirrje për t’u përballur me varrosjen e numrit dërrmues të viktimave. Ne mund ta shmangim këtë. Vendosni maskën. Ruani distancën. Lani duart”, ka shkruar diplomati italian.

-Advertisement-

Postimi i plotë:

Përderisa #Koronavirus po përhapet me shpejtësi në #Kosovë, më është thënë se një e treta e qytetarëve mohojnë/minimizojnë ndikimin e tij.

Në fazën më të keqe në #Itali, ushtrisë iu bë thirrje për t’u përballur me varrosjen e numrit dërrmues të viktimave.

Ne mund ta shmangim këtë.

Vendosni maskën. Ruani distancën. Lani duart.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera