Lajme

Ambasadorja rrah pastruesen e shtëpisë, gjithçka filmohet në kamera

Autori: Gazeta inFokus 12:09 | 02 March 2021

Filipinet kanë shkarkuar nga detyra dhe shërbimet publike ambasadoren, Maricho Mauro.

Ambasadorja e Filipineve në Brazil është zbuluar në bazë të kamerave se ka rrahur dhe torturuar pastruesen e shtëpisë.

Pamjet janë shokuese dhe barbara ku shihet se si ambasadorja ka rrahur dhe keqtrajtuar në mënyra të ndryshme pastrusen e shtëpisë së saj, e cila po ashtu ishte një filipinase.

-Advertisement-

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, ka njoftuar dje shkarkimin e saj.

Mauro do të humbasë të drejtat e saj të pensionit dhe nuk mund të punojë më në shërbimin publik.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera