Lajme

Ambasadorja gjermane: Presidenti ka mandat që të bisedoj me Serbinë

Autori: Gazeta inFokus 14:27 | 18 July 2017

Ambasadorja gjermane, Angelika Viets ka folur për përfshirjen e presidentit Thaçi në dialog me Serbinë, me ç’rast ka theksuar se secili format i dialogut i cili çon në normalizimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve është i mirëseardhur, përderisa përfaqësuesit të cilët zhvillojnë këtë dialog kanë një mandat për ta bërë atë.

“Në këtë rast mendoj që presidenti ka një mandat për të zhvilluar një dialog në kuptim të normalizimit të marrëdhënieve”, ka potencuar Viets.

Lexoni një pjesë të përgjigjes së saj:

-Advertisement-

Mendoj që secili format i dialogut, i cili çon në normalizimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve, është i mirëseardhur përderisa përfaqësuesit të cilët zhvillojnë këtë dialog kanë një mandat dhe në rastin e presidentit ky mandat ekziston. Në qoftë se një nivel i ri kontribuon në zgjidhjen pragmatike të çështjeve politike kjo është vetëm për t’u përshëndetur. Mirëpo, BE-ja e ka thënë shumë qartë që edhe nëse ndryshon formati i dialogut marrëveshjet e arritura në Bruksel duhet të respektohen.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera