Lajme

Ambasadorja gjermane në Beograd: Për keqardhje që Lista Serbe bojkotoi zgjedhjet

Autori: Gazeta inFokus 09:30 | 30 Prill 2023

Ambasadorja gjermane në Serbi, Anke Konrad, ka përcjellë qëndrimin e vendit të saj se është për keqardhje që Lista Serbe bojkotoi zgjedhjet e fundit në veri të Kosovës.

“Serbët e Kosovës, të cilët u larguan nga institucionet e Kosovës në nëntor të vitit 2022, duhet të kthehen në to sa më shpejt të jetë e mundur. Ky, meqë ra fjala, është edhe një nga obligimet nga Marrëveshja e Brukselit, si dhe obligimi për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Dhe po, Asociacioni tani duhet të zbatohet shpejt, ne jemi të vendosur për këtë”, tha diplomatja gjermane.

Ajo shtoi se Asociacioni është “obligim kyç i Kosovës në këtë dialog” dhe se duhet të krijohen parakushte për të pa vonesë, por edhe që Serbia të zbatojë të gjitha obligimet e saj.

-Advertisement-

Ambasadorja gjermane atje mes tjerash tha se marrëveshja evropiane për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e ashtuquajtura marrëveshja franko-gjermane, është pranuar nga të dyja palët dhe se tani e kanë obligim ta zbatojnë atë pa asnjë diskutim dhe pa kushte të reja, përcjell Danas, transmeton Klankosova.tv.

“Të dyja palët do të kenë përfitime konkrete nga zbatimi i marrëveshjes, sepse tensionet aktuale janë helm për të ardhmen e njerëzve, për investimet ekonomike dhe vendet e punës dhe pa normalizimin e marrëdhënieve nuk do të ketë anëtarësim në BE”, shtoi ajo.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy