Ambasadorja franceze flet rreth liberalizimit të vizave për Kosovën

Autori: Gazeta inFokus
20:14 | 14 July 2022
Ambasadorja e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel, ka dhënë sinjale pozitive për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Me rastin e pritjes për Festën Kombëtare Franceze të enjten, diplomatja, tha se për Kosovën është bërë përparim i dukshëm në çështjen e liberalizimit të vizave, megjithëse nuk iu dha drita e gjelbër nën presidencën franceze.
“Për Kosovën është bërë përparim i dukshëm në çështjen e liberalizimit të vizave. Në të vërtet diskutimet që u zhvilluan nën presidencën franceze, gjatë takimit të Këshillit Evropian të 23 qershorit kanë vënë themelet për shtyrjen përpara të kësaj teme, gjithmonë duke marrë parasysh shqetësimet tona sa i përket migracionit dhe sigurisë. Në fakt çështja e liberalizimit të vizave është rikthyer qartë në tryezën e diskutimeve evropiane, në kushte më të favorshme se asnjëherë më parë. Është gjithashtu rezultat i punës së bërë nga Kosova për të qenë më proaktive në skenën ndërkombëtare”, tha ajo.
Ambasadorja Butel pati një porosi edhe për dialogun, Kosovë-Serbi, për çka tha se nuk do të ketë integrim të mundshëm për Kosovën dhe Serbinë në BE, derisa ka mosmarrëveshje mes vendeve.
“Lufta në Ukrainë rikujton urgjencën për t’i dhënë fund mosmarrëveshjeve midis dy vendeve. Nuk ka alternativë dialogu. Përderisa kjo mosmarrëveshje vazhdon, nuk do të ketë integrim të mundshëm për Kosovën dhe Serbinë brenda Bashkimit Evropian”, theksoi ajo.
Pjesë e kësaj ceremonie ishte dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se Dita e Bastiljes është shpërthim i Deklaratës së Lirisë.
“Dita e Bastiljës është në të njëjtën kohë edhe shpërthimi me çdo kusht i Deklaratës së Lirisë, rënia e burgut të Bastiljës, por edhe shpallja popullore e një kryengritje masive të madhe për liri. Prandaj, Republika do të përbënte një marrëdhënie të përhershme midis lirisë dhe popullit. Demokracia duhet të shtrihet dhe do të shtrihet për të përfshirë një Republikë, që përbën një arsye të mjaftueshme për një 14 korrik të dytë atë të Federatës, një vit më vonë”, tha ai.
Të pranishëm në këtë ceremoni për Festën Kombëtare Franceze ishin edhe personalitete nga institucioneve të ndryshme, përfshirë edhe liderët opozitarë.
Ndryshe, Festa Kombëtare Franceze është e lidhur me dy ngjarje emblematike në historinë e Francës: Kryengritjen popullore dhe pushtimin e Bastiljës më 14 korrik 1789, pikënisje e Revolucionit Francez; dhe Festa e Federatës së 14 korrikut 1790, duke festuar në Paris unitetin kombëtar dhe përvjetorin e parë të marrjes së Bastiljes. /kp
Të tjera
-
Zyrtari i PDK-së: Presidenti serb “qyqan”, Kurti “drague”
Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, u ka bërë një analizë deklaratave të Kry...
-
Familja Dehari kërkon përjashtimin e prokurorit nga rasti
Familja Dehari të premten ka kërkuar përjashtimin e prokurorit të Prokurorisë...
-
Ambasadorja e parë e Izraelit në Kosovë, e impresionuar me punën në Comodita
Ambasadorja e parë e Izraelit në Kosovë, znj. Tammy Ziv dje vizitoj Komunën e...
-
E rëndë: Nga mungesa e reshjeve po ngordhin peshqit në lumin e Kamenicës
Fotografi i njohur kosovar, Arian Mavriqi në llogarinë e tij në Facebook ka p...
-
Një i vdekur e mbi 800 raste me koronavirus sot në Kosovë
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë regjistruar 860 raste pozitive. N...
-
Kosovarja nga Gjermania: Kush rri në Kosovë le të punojë se do vijnë ditë të mira – unë do të kthehem
Kosovarja në Gjermani, Lendita Musliu, e cila është kandidate për Landin e Ba...
-
Haradinaj: Nuk mund ta quajmë ‘të drejtë njerëzore’ një imponim të prindit ndaj vajzës së mitur për të bartë shaminë
Ish-kryediplomatja kosovare, Meliza Haradinaj, ka shprehur opinionin e saj rr...
-
Abdixhiku për shaminë: S’përfshihem në tema irelevante që i prodhon Kurti për ta mbuluar paaftësinë
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, s’ka dashur të komentojë mbi çështjen e h...
-
Kamerat e sigurisë kapin një aksident të tmerrshëm në Prishtinë
Një aksident trafiku ka ndodhur në Prishtinë. Siç shihet në pamjet e publi...
-
Sa të rënda mund të jenë simptomat në rast të riinfektimit me koronavirus?
Më shumë se dy vjet pas rastit të parë me COVID-19 në Mbretërinë e Bashkuar, ...
-
Shtetasi i Shqipërisë arrestohet në aeroportin e Prishtinës, tentoj të korruptonte policët me 10 euro
Policia e Kosovës ka njoftuar se një shtetas i Shqipërisë, është arrestuar të...
-
Selmanaj: Kosova me Kushtetutë është shtet laik, kushdo që e cenon këtë normë e cenon demokracinë
Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, është shprehur kundër lejimit të shamisë ...