Fokus

Ambasadorja e Vullnetit të Mirë ka disa fjalë jo të mira për presidenten Vjosa Osmani

Autori: Ermirë Berisha 21:43 | 21 September 2022

Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në International Human Rights Commission (IHRC) Elvana Shala, ka thënë se pret më shumë nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, që të punojë rreth avancimit të grave, shkruan Gazeta Infokus.

Shala për emisionin Gratë N’Fokus me Era Berisha, ka shtuar se presidentja Osmani si gruaja më e votuar në historinë e Kosovës, duhet të rrisë fokusin ndaj pozitës së grave.

“Personalisht pres më shumë nga ajo, vet fakti i mënyrës se si është ngritur ajo në këtë detyrë me të gjitha sfidat, të gjitha paragjykimet me të gjitha rimëkëmbjet dhe vështirësitë qe i ka pas sa ishte dikur në LDK por edhe sa ka qenë deputete e parlamentit të Kosovës të jep me kuptu që ajo ka punu fort sepse përndryshe ka qenë gruaja më e votuar në historinë e Kosovës, me shumë se 300 mijë vota dhe më shumë se 300 mijë vota nuk janë vetëm numër, presidentja do të duhej të kishte fokusin pak më të madh tek avancimi i pozitës se gruas në Kosovë”, është shprehur Shala./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera