Lajme

Ambasadorja e SHBA-së: OKB-së po i mbarojnë opsionet, do të merremi vetë me Korenë e Veriut

Autori: Gazeta inFokus 10:09 | 18 September 2017

Ambasadorja e SHBA-ve në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, tha të dielën se Këshilli i Sigurimit i OKB-së i ka shteruar mundësitë sa i përket programit bërthamor të Koresë së Veriut dhe se Shteteve të Bashkuara mund të iu duhet të merren me këtë çështje.

“Ne i kemi analizuar të gjitha gjërat që mund të bëjmë në Këshillin e Sigurimit në këtë pikë”, tha Haley, duke shtuar se ishte e kënaqur që ia dorëzoi çështjen Sekretarit të Mbrojtjes James Mattis. “Nëse shterohen opsionet diplomatike në Korenë e Veriut, ushtria amerikane do të “kujdeset për këtë”, tha Haley. Haley paralajmëroi se lufta do të nënkuptonte shkatërrimin e Koresë së Veriut.

“Nëse Koreja e Veriut vazhdon me këtë sjellje të pamatur, nëse Shtetet e Bashkuara duhet të mbrojnë veten ose të mbrojnë aleatët e tyre në çdo mënyrë, Koreja e Veriut do të shkatërrohet,” tha Haley. “Të gjithë e dimë këtë, dhe askush prej nesh nuk e dëshiron këtë”, shtoi ajo.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera