Ambasadorja e SHBA-së kërkon largimin e UNMIK-ut nga Kosova
Autori: Gazeta inFokus 10:59 | 17 October 2018
Nikki Haley ka dhënë dorëheqje ditë më parë nga posti i ambasadores së SHBA-së në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Në ditën kur ka dhënë dorëheqje ajo i kishte shkruar një letër sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, ku i kërkonte që UNMIK-u të tërhiqet nga Republika e Kosovës.
Letra është dërguar më 9 tetor, në të njëjtën ditë që Nikki Haley njoftoi se do të japë dorëheqje. Letra iu dërgua sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.
Në atë letër Haley ka thënë se mbështet synimet e Sekretarit të Përgjithshëm dhe të OKB-së, për ruajtjen e paqes në botë.
Haley e ka cilësuar si një sukses të misionit të UNMIK-ut ruajtjen e paqes karshi një konflikti kompleks siç ka qenë situata në Republikën e Kosovës.
Megjithatë, në letrën e saj, ajo thotë se vazhdimi i misionit të UNMIK-ut në mënyrën siç është vetëm do të mbajë peng kohën dhe burimet e misionit të OKB-së.
Prandaj në letrën e saj dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Haley kërkon që të ndërmarrin një strategji dhe të hartojnë një plan për largimin e UNMIK-ut nga Republika e Kosovës.
Të tjera
-
Kamberi takohet me Von Cramon, diskutojnë problemet e diskriminimit të shqiptarëve në Luginë
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi është takuar me eur...
-
Emmerson: Prokuroria po e shfrytëzon dëshmitarin Ramiz Qeriqi si “kalë troje”
Ka filluar dëshmia e dëshmitarit 55-të në Hagë. Dëshmitari është Ramiz Qer...
-
Haradinaj bën homazhe në Sllup, Hereq dhe Dujakë
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në Sllup, Hereq dhe Duja...
-
Duda Balje u ndalua nga policia serbe në Merdarë
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje është ndaluar të martën nga autor...
-
Aktivistët bllokojnë me ngjitës zyrën e profesorit Xhevat Krasniqi
Lëvizja Feministe Studentore ia ka bllokuar me ngjitës zyrën profesorit të Un...
-
PAMJE: “Fluturoi” mbi rrreth dhe mori shtyllën me vete, kështu përfundoi në pompë të derivateve vetura në Veternik
Një aksident i rëndë ka ndodhur të dielën në Veternik ku një veturë ka përfun...
-
Ramiz Qeriqi pohon se kishte polici ushtarake në batalionin e tij
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) po vazhdon dëshminë dëshmitari i ...
-
Bie fasada nga një ndërtesë në Prishtinë, detaje nga zjarrfikësit
Në rrugën “UÇK” në Prishtinë një pjesë e fasadës së një ndërtese ka rënë, duk...
-
Ambasada britanike për zgjedhjet në veri: Bojkoti – pengesë për demokracinë
Ambasada e Britanisë së Madhe në një përgjigje për RTK-në është deklaruar se ...
-
Gërvalla me vendim ndalon punësimin e familjarëve në MPJD
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka marrë vendim...
-
Sandulloviq falënderon Osmanin për ngritjen e çështjes së tij në mbledhjen e OKB-së
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, ka falënderuar presidenten e Kosovës pë...
-
Dënohen me burg shtatë të akuzuarit për dhunimin e 11-vjeçares, njëri lirohet
Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me 62 vite burgim të akuzuarit për d...