Lajme

Ambasadorja e Francës i shkon në zyre Kurtit, kërkon që sa më shpejt të formohen institucionet

Autori: Gazeta inFokus 15:20 | 02 March 2021

Ambasadorja  e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel, ka shkuar gjatë të martës në zyrat e Vetëvendosjes ku ka takuar,  kreun e VV-së, Albin Kurtin.

Gjatë këtij takimin, Ambasadorja ka shprehur dëshirën e saj që sa më shpejt të certifikohen rezultatet dhe të nis formimi i institucioneve të reja, shkruan Gazeta Infokus,

Kështu bëhet e ditur në një komunikatë të lëshuar nga VV-ja.

-Advertisement-

“Znj. Christine Butel e uroi kryetarin Kurti për fitoren në këto zgjedhje dhe shprehu dëshirën e saj që numërimi i votave dhe certifikimi i rezultatit zgjedhor të bëhet pa ndonjë vonesë në mënyrë që t’i hapet rrugë formimit të institucioneve të reja. Kryeministri në ardhje, z. Kurti e falënderoi për urimin dhe vizitën, dhe duke ndarë bindjen që qeveria e re do të konsolidohet shumë shpejtë, e njoftoi atë edhe me disa prej prioriteteve të saj që lidhen me shtetndërtimin demokratik dhe zhvillimin socio-ekonomik në vend”, thuhet mes tjerash aty.

Derisa Kurti ka folur për sjelljen e qeverisë së re karshi opozitës në Kuvendin e Kosovës, duke theksuar nivelin më të lartë të përgjegjësisë dhe frymën më të shtruar të bashkëpunimit për çështje që janë në interes të zhvillimit, sigurisë dhe progresit tonë si shoqëri e si shtet.

Në këtë takim u fol edhe për dialogun me Serbinë, ku Kurti kujtoi që dialogu duhet të jetë i përgatitur mirë dhe parimor./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera