Lajme

Ambasadorja e Finlandës i shkon LDK-së në seli – jep sinjale pozitive për koalicionin me VV

Autori: Gazeta inFokus 13:16 | 22 January 2020

Si duket ambasadorët e huaj nuk e kanë në mend t’ia lëshojnë derën Isa Mustafës.

Pasi dje në zyrën kryesore të partisë i shkuan ambasadorët e Britanisë e ShBA-së, sot atje shkoj ajo e Finlandës, shkruan gazeta inFokus.

Pia Stjemvall u takua me drejtuesit e partisë.

-Advertisement-

Ndërsa pas takimit, kryediplomatja finlandeze tha që takimi me zyrtarët e LDK-së u bë në frymën e shqyrtimit të situatës aktuale ku kanë ngecur negociatat me Vetëvendosjen duke pamundësuar formimin e institucioneve, shkruan gazeta inFokus.

Mirëpo ajo tha që porosia kryesore e këtij takimi është se ka shpresë për arritjen e një marrëveshje me Vetëvendosjen për koalicionin bashkëqeverisës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera