Lajme

Ambasadorja Çitaku: Bashkëkombësit në Florida të kenë kujdes, uragani po vjen

Autori: Gazeta inFokus 08:53 | 09 September 2017

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku thotë se gjatë ditëve në vijim Florida do të goditet nga një uragan i fuqishëm.

“Shteti i Floridas dhe niveli federal kanë ndërmarrë të gjitha masat për strehimin dhe evakuimin e qytetarëve nga zonat që pritet të jenë më të goditura. Në atë pjesë të SHBA jeton edhe një numër jo i vogël i bashkëkombësve tanë. Jam munduar që të kontaktoj me sa më shumë prej tyre. I ftoj që të gjithë të ndjekin me përpikmëri rekomandimet e autoriteteve amerikane. Në ndërkohë, japim në dispozicion kontaktet e Ambasadës së Kosovës dhe Konsullatës në New York për çdo informacion apo emergjencë! [email protected] [email protected]”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera