Ambasadorja amerikane në Tiranë qorton Kurtin: Leni pak egon anash, konsideroni këshillat e miqve
Autori: Gazeta inFokus 12:52 | 21 June 2023
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, e cila nga 10 korriku do të marrë pozitën e zëvendës ndihmës sekretares për Çështje Evropiane në Departamentin e Shtetit, ka folur për situatën në veri të Kosovës. Kim i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që drejtohet nga kryeministri Albin Kurti që të dëgjojë miqtë në raport me situatën e krijuar në veri të vendit.
Ajo ka përmendur edhe çështjen e Asociacionit, duke thënë se Kosova dhe Serbia kanë rëndë dakord për diçka të tillë dhe janë dakorduar për rrugën përpara që do të çonte në njohjen plotë të Kosovës.
Kim ka thënë se është koha që udhëheqësit të lënë pas egot e tyre dhe të marrin në konsideratë këshillat e miqve, miqve të vërtetë.Diplomatja amerikane ka thënë se nëse duhen prova për atë se sa shumë SHBA beson në Kosovën, atëherë duhet kthyer kokën pas dhe shikuar disa vite më parë.
Tutje Kim ka thënë se problemi aktualisht qëndron tek hapat dhe sekuencimi që duhet ndjekur në mënyrë që Kosova dhe Serbia të lëvizin përpara.
“Pozicioni i SHBA-ve është shumë i qartë lidhur me Asociacionin. Liderët e Kosovës dhe Serbisë u pajtuan për themelimin e Asociacionit, por jo vetëm në këtë, po për rrugën përpara qe do të përfundojë me njohjen e plotë e Kosovës. Nuk besoj se do duhet të rikujtohet sesa shumë besojnë SHBA në Kosovë. Afeksioni dhe angazhimi që ne kemi për një Kosove të pavarur. Nëse ju duhet provë, shkoni pak pas, disa vite më pas. Problemi është cilat janë hapat dhe sekuencat që duhen ndjekur që dy palët të lëvizin përpara. Dhe kjo është një kohë që liderët të lënë mënjanë ego dhe të mendojnë për projektin kombëtar. Kush janë miqtë tuaj. Konsideroni pak këshillat e miqve tuaj, miqve tuaj të vërtetë” , ka deklaurar ambasadorja Yuri Kim.
Të tjera
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...