Lajme

Ambasadorja amerikane: Duam ta ndalim luftën dhe ta bëjmë Rusinë që ta lëshojë Ukrainën

Autori: Gazeta inFokus 14:22 | 15 March 2022

Ambasadorja amerikane në NATO Julianne Smith ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e kanë në tavolinë idenë që të vendoset një zonë jo fluturese mbi Ukrainë.

Ajo tha se SHBA-të e kanë një qëllim të madh që lufta të ndalet dhe ta bëjnë Rusinë që ta lëshojë Ukrainën, transmeton KlanKosova.

Diplomatja amerikane në një telekonferencë me gazetarë edhe një herë ka potencuar se Uashingtoni i mbetet besnik artikullit V të NATO-s se sulmi ndaj njërit anëtar është sulmi ndaj të gjithëve.

-Advertisement-

“Amerika do ta mbrojë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s”, tha Smith.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera